Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Lajmin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Arifit, e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se i dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar Urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, ka thënë Gashi.
Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të paraqitej ne qendrën për vuajtje të dënimit, mirëpo gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë 2 herë me nga 2 muaj ekzekutimin e dënimit.

Të tjera
-
19:51 | 08 Shkurt 2023
-
19:48 | 08 Shkurt 2023
-
19:46 | 08 Shkurt 2023
-
19:38 | 08 Shkurt 2023
-
19:36 | 08 Shkurt 2023
-
19:35 | 08 Shkurt 2023
-
19:32 | 08 Shkurt 2023
-
19:24 | 08 Shkurt 2023
-
19:19 | 08 Shkurt 2023
-
19:16 | 08 Shkurt 2023
-
19:15 | 08 Shkurt 2023
-
19:15 | 08 Shkurt 2023