×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese mbanë seancë për votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Gjykata Kushtetuese sot pritet të mbajë seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që Qeveria Hotit të shpallet antikushtetuese për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i dënuar për korrupsion.Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti, pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

    E për këtë të fundit, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve për Integrim është jo-valide për faktin se ai është dënuar me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

    Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, Arifi mori pjesë në dy seanca të Kuvendit, më 25 mars, duke votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa në seancën e 3 qershorit vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, parti kjo që ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen për 50 ditë.Ndërkaq, gjatë konference pasditen e së martës kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është pyetur për seancën e sotme dëgjimore në Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes rreth kushtetutshmërisë së zgjedhjes së qeverisë që ai drejton.E Hoti thotë se nuk shqetësohet nëse rrëzohet qeveria që ai e drejton, por që thekson se hall të vetëm ka menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.