×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e tre ish-drejtuesve të PTK-së

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Gjykata e Apelit, ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe njëheri ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, e cila me 21 shtator 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-drejtuesve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të akuzuar për korrupsion.

    Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokat i Agron Mustafës.

    “Është refuzuar në tërësi ankesa e Prokurorisë Speciale dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë për pafajësi ndaj të të gjithë të pandehurve”, ka thënë ai.

    Ky rast ka qenë i shenjestruar për liberalizim të vizave dhe ndryshe njihe si rasti “Posta”.

    Sipas aktakuzës së ndryshuar në seancën e 20 majit 2021, Ejup Qerimi akuzohej se nga shkurti 2012 e deri në tetor 2014, nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare në cilësinë e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, me qëllim që t’i shkaktoj dëm PTK-së duke mos e zbatuat kontratën e lidhur me Z-Mobile të datës 16 janar 2009.

    Për shkak të kësaj, sipas PSRK-së kishte ardhur deri tek vonesa në lifterimin e sim-kartelave, duke mos e furnizuar operatorin “Dardafon.net L.L.C”, (Z-Mobile) me bllokun e numeracionit, edhe pse nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ishte marrë vendim për rezervimin e serisë se numeracionit 045 për përdorim nga Z-Mobile.

    Mirëpo sipas PSRK-së, Qerimi me dashje dhe duke qenë në dijeni kishte refuzuar që t’i zbatojë këto vendime të plotfuqishme, ku si rezultat i kësaj procedura ishte zhvilluar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila gjykatë e kishte vlerësuar përgjegjës PTK-në.

    Për këtë, thuhej se Telekomi i Kosovës ishte detyruar që Z-Mobile t’ia paguajë shumë 32 milionë e 856 mijë e 407 euro e 28 centë, pa i llogaritur shpenzimet e krijuara lidhur me procedurat gjyqësore.

    Edhe Agron Mustafa sipas aktakuzës së ndryshuar, nga 23 shkurti 2015, në pozitën e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, deri në fillim 2018, thuhej se nuk e kishte zbatuar vendimin e ARKEP-it për rezervimin e serisë së numeracionit 045 për Z-Mobile dhe nuk e kishte parandaluar inicimin e procedurën pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

    Ndërsa Rexhë Gjonbalaj sipas kësaj aktakuze, nga 16 janari 2009, thuhej se nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, nuk kishte marrë asnjë vendim për përmbushjen e obligimeve sipas vendimit të ARKEP-it edhe pse nga përfaqësuesit e Z-Mobile dhe nga drejtorit menaxhues Milot Gjikolli, i ishte tërhequr vërejtja se nëse përmbushen obligimet e dëmtuara çështjen do ta dërgoj në Arbitrazh.

    Për këto veprime, tre të lartpërmendurit ngarkoheshin me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga nenin 422, paragrafi 1, i Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe, aktakuza në këtë rast ishte ngritur me 17 gusht 2018, ndërsa seanca fillestare ishte mbajtur me 27 shtator 2018, ku tre të akuzuarit kishin mohuar në tërësi aktakuzën e PSRK-së, ndërsa me 7 nëntor 2018 kishin kërkuar që të hudhet kjo aktakuzë.

    Këto kërkesa të tyre i kishte marrë për bazë edhe gjykatësi i këtij rasti, Lutfi Shala i cili në dhjetor 2018 e kishte hudhur poshtë këtë aktakuzë, me pretendimin se nuk ishte vërtetuar se të akuzuarit kishin keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Por, në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e PSRK-së, të ushtruar ndaj këtij aktvendimi, duke vlerësuar se kjo çështje duhet të gjykohet.

    Pas tetë seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 21 tetor 2019, me arsyetimin se nuk kishte pasur prova të besueshme, i kishte liruar nga akuzat tre ish-drejtuesit e PTK-së.

    Sipas gjykatësit Shala, gjykata kishte gjetur se të gjitha provat e propozuara nga PSRK-ja, si dëshmitar, e po ashtu edhe provat tjera materiale vetëm kanë konstatuar ekzistimin e një marrëdhënieje kontraktuale juridiko-civile dhe asgjë më shumë.

    Mirëpo, kundër këtij aktgjykimi lirues, ankesë kishte paraqitur PSRK, për shkak të pretendimeve për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që ky aktgjykim të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

    Këto pretendime të PSRK-së i kishte marrë për bazë Gjykata e Apelit e cila në maj të vitit 2020, këtë rast e kishte kthyer në rigjykim.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2024
    Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se sot do të mbahet seanca...
    Lajme19 Mars 2024
    Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adresojmë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...
    Lajme19 Mars 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 51-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Është vetëm një muaj nga përfundimi i luftës në Kosovë – data e saktë 13 korrik 1999, dita kur është realizuar kjo...
    Lajme19 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ditën e djeshme qëndroi në Lipjan, ku bashkë me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti, zhvilluan...
    Lajme19 Mars 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka formuar Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. Por i vetmi grup...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shënuar një tjetër skandal, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po...
    Lajme19 Mars 2024
    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish truprojë e ish presidentit Thaçi dhe ish...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Bashkimi Europian po përgatitet të vendosë tarifa për importet e grurit nga Rusia dhe Bjellorusia për të “qetësuar” fermerët dhe vendet anëtare,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.