×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit sqarohet për rastin e Darko Tasiq

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë duke shprehur revoltën e tyre për uljen e dënimit ndaj të dënuarit për krime lufte, serbit Darko Tasiq.

    E për këtë ka reaguar Gjykata e Apelit , duke thënë se ai nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet.

    Sipas një reagimi të saj, kjo Gjykatë është për të bërë drejtësinë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pa dallime kombëtare, racore, etnike a fetare dhe larg çfarëdo paragjykimi.

    Sqarimi i plotë:

    Gjykata e Apelit ka përcjellë më vëmendje reagimet dhe shqetësimet që kanë ardhur pas publikimit të vendimit të kësaj gjykate,  lidhur më rastin e të akuzuarit për krime lufte D.T.

    Duke parë kritikat e shumta dhe paqartësitë e krijuara rreth këtij rasti, e me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, kjo gjykatë e ndjen të nevojshme të jap këtë sqarim:

    I akuzuari D.T. ngarkohej nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavisë (LPJ) dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), neni 152.

    Vepra e parë të akuzuarin e ngarkonte për plaçkitjen e sendeve të luajtshme. Vepra e dytë e ngarkonte për përdhosjen e kufomave që kategorizohet si veprim kundër dinjitetit njerëzor, e cila kategorizohet vetëm si veprim në protokollin 2 të Konventës së Gjenevës, por nuk parashihet si vepër e veçantë në kuadër të nenit 142 të LPJ, prandaj nuk mund të qëndroj si vepër e veçantë.

    Është më rendësi të dihet se dënimi maksimal i paraparë me ligj është 20 vite, sipas ligjit penal të Jugosllavisë, ngase ai ligj ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe si i tillë edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se është më i favorshëm për të akuzuarin.

    Në rastin konkret gjykata e shkallës së parë kishte shqiptuar dënim përtej maksimumit të dënimit të paraparë me ligj, ndërsa në anën tjetër prokuroria nuk ka të drejtë as kushtetuese e as ligjore që të ngarkojë dikë me akuzë sipas ligjit më të pafavorshëm për të.

    Po ashtu është obligim ligjor që gjatë matjes se dënimit, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale, pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në kod si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese në raport me veprën penale dhe të akuzuarin. Theksojmë se i akuzuari D.T. nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet, por vetëm për veprat që u theksuan më lartë.

    Gjykata e Apelit, mirëkupton gjykimin kritik të pales së demtuar, por  kujton se është për të bërë drejtësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pa dallime kombëtare, racore, etnike a fetare dhe larg çfarëdo paragjykimi.

    Për më shumë detaje, po ua përcjellim aktgjykimin e plotë (të redaktuar për publikun), të cilin e gjeni në linkun në vijim. Ndersa palëve do t’u procedohet në perputhje me ligjin.

    AP APS 37 2020 SQ

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.