[wp-story]

Bota/Rajoni

Gjykata angleze nuk ia njeh statusin e babait burrit transgjinor

Gjykata angleze nuk ia njeh statusin e babait burrit transgjinor
15:44 | 25 Shtator 2019

Një burrë transgjinor nga Kenti i Anglisë, i cili e kishte lindur një foshnjë me ndihmën e trajtimit mjekësor, nuk mund të regjistrohet zyrtarisht si baba i fëmijës. Kështu ka vendosur gjykata më e lartë për çështje familjare në Angli dhe Uells.

Në rastin e parë ligjor të përcaktimit të definicionit të nënës në ligjin anglez, Sir Andrew McFarlane, kryetar i divizionit familjar i gjykatës së lartë, deklaroi të mërkurën se të qenët nënë ka të bëjë me të qenët shtatzënë dhe të lindësh, pavarësisht asaj se cilës gjini i përket personi që e ka lindur foshnjën.

Freddy McConnell, 32 vjeç, ka jetuar si burrë qe disa vjet, por i kishte ruajtur organet riprodhuese të femrës dhe lindi fëmijë vitin e kaluar. Ai e paraqiti rastin në gjykatë pasi zyrtarët e administratës e kishin regjistruar atë si nën të foshnjës në certifikatën e lindjes së fëmijës, pavarësisht se e posedonte një certifikatë, në të cilën thuhet se i përket gjinisë mashkullore.transmeton Gazeta Express.

Ky vendim po cilësohet si goditje e rëndë për të drejtat e personave transgjinorë pasi burrat transgjinorë kanë shprehur dëshirë të cilësohen si baballarë të fëmijëve të tyre.

“Ndonëse gjinia e personit është mashkull, statusi i tij prindëror, i cili del nga roli i tij biologjik në procesin e lindjes, është ai i nënës”, thuhet në vendimin e gjykatës, shkruan “The Guardian”.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera