×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjukanoviq: T’u jepet fund iluzioneve se është e mundur të ndryshohen kufijtë në Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se “Serbia po përpiqet të tregojë jë se Mali i Zi është një shtet serb dhe se përmes politikës së saj shtetërore ajo vë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi.

    Ai në një intervistë për televizionin sllovak TA3 deklaroi se për këtë arsye është shumë e rëndësishme “t’i jepet fund iluzionit se është e mundur të ndryshohen kufijtë në Ballkanin Perëndimor “.

    “Është një përpjekje e përhershme shekullore nga Serbia, e artikuluar nga nacionalizmi i madh serb për të përvetësuar Malin e Zi dhe për ta bërë atë pjesë të identitetit kombëtar dhe kulturor të shtetit serb, për këtë arsye ata ishin kundër pavarësisë së Malit të Zi”.

    Ai shtoi se është më lehtë të merresh me nacionalizmin e “Serbisë së Madhe” ndërsa, siç tha ai, ai vjen nga disa qarqe akademike ose të tjera.

    Problemi, thotë Gjukanoviq, është kur ai nacionalizëm fiton terren në politikën shtetërore të Serbisë. E tillë është situata, thekson ai.

    “Kur Serbia heq dorë nga aspiratat e saj drejt Malit të Zi, unë besoj se ne do të jemi në gjendje të përdorim përvojën e bashkëpunimit midis Republikës Çeke dhe Sllovakisë”, tha kreu i shtetit malazez.

    Duke folur në lidhje me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë, Gjukanoviç tha se vizioni i tij është që ata të kenë një marrëdhënie si Republika Çeke dhe Sllovakia dhe shtoi se Mali i Zi po përpiqet të ruajë shansin për një marrëdhënie të tillë në të ardhmen.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.