×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjukanoviq: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht është një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan.

    Kështu thotë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë për median kroate Jutarnji List.

    “Është më se e qartë se Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që ishte përfshirë në mënyrë të pahijshme në zgjedhje, por ishte edhe aktori më aktiv në politikë. Kisha Ortodokse Serbe është vazhdimisht një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan. Këtë herë, KOS e bëri hapur. Pas zgjedhjeve, një nga zëdhënësit e Kishës Ortodokse Serbe tha se Kisha do të tërhiqet nga jeta politike, e cila vetëm e konfirmoi të gjithë këtë”, tha Gjukanoviq.

    Ai ka thënë se vitin e fundit, pothuajse secili zyrtar serb ka ndërhyrë në jetën politike të Malit të Zi.

    “Pothuajse nuk ka asnjë zyrtar serb që nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe brutalisht në jetën politike të Malit të Zi gjatë vitit të fundit”, tha ai.

    Gjukanoviq në këtë intervistë ka kujtuar edhe ndërhyrjen ruse, e cila sipas tij është bërë për ta parandaluar antarësimin e Malit të Zi në NATO.

    “Ballkani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të interesave të ndryshme botërore. Disa vjet më parë, ne ishim nën sulmin e interesave ruse të cilët donin të parandalonin Malin e Zi nga anëtarësimi në NATO”, tha ai.

    Të mërkurën në Mal të Zi është konstituuar përbërja e re e Kuvendit në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

    Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Një ditë pas varrimit të viktimave të moshës nga 16 deri në 48 vjeç të tragjedisë së 16 marsit, Koçani sot ishte...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.