×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Gjuha raciste e Tovërlanit, FFK-ja nuk ka reaguar ende, zbulohet se çfarë parasheh rregullorja disiplinore kundër racizimit

    Meriton Bytyqi
    24 Nëntor 2022

    Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ishte gjatë ditës së sotme në qendër të vëmendjes për shkak të një deklarate raciste në drejtim të futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

    FrontOnline raportoi në paraditën e sotme (e enjte) se Tovërlani i ftuar në RTV Dukagjini i është drejtuar futbollistit gjerman me një shprehje skandaloze dhe raciste.

    “Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0…”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.

    Skandal: Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani e quan Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”

    Natyrisht, reagimet në opinionin publik dhe në rrjetet sociale nga tifozët e futbollit vendor ishin të shumta, por nga Federata e Futbollit e Kosovës, ende nuk ka ndonjë deklaratë për media.

    Portali ka dërguar pyetje në zyren për media të shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

    Por, çfarë thotë Rregullorja Disiplinore e FFK-së për këtë çështje?

    Në rregulloren disiplinore të FFK-së parashihen dënime të ashpra ndaj racizmit dhe formave tjera të diskriminimit.

    Në këtë rregullore shkruhet se kushdo që publikisht ofendon ose diskriminon një tjetër mbi çështjet racore, ngjyrë lëkure, kombëtare, rajonale, fetare ose etnike, dënohet si në vijim:

    a) Lojtari me 4 ndeshje dhe dënim me të holla.
    b) Punëtori futbollit me të holla dhe me ndalesë funksioni prej 3 – 6 muaj.
    c) Klubi; tifozët e të cilit me gjeste ose bandorola me shkrim bëjnë ofenmdime
    dënohet.
    d) Me të holla, ndalesë loje në fushën e vetë, 1 ndeshje ose pa praninë e shikuesve deri
    në 3 ndeshje dhe në raste të renda.
    e) Klubi me pikë negative deri 9 pikë dhe rasti edhe më rëndë.
    f) Kthimi klubit në rang më të ulet të garave ose diskualifikim nga garat e kupës
    (nëse ndeshja është për kupë).

    Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim në vijim apo deklaratë për medie nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila drejtohet nga kryetari Agim Ademi.

    Nga ana tjetër, vetë Tovërlani ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga vetë ai, ku është arsyetur dhe ka thënë se “nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë racist” ndonjëherë.

    Postimi i plotë i Tovërlanit në “Facebook”:

    Kur kam luajtur une kundër racizmit besoj qe disa nga ju që me cilesuat sot racist nuk keni qenë te lindur.
    Kurr skom qenë racist as skom me qenë.
    Kush nuk e ka pa ndeshjen te shikon momentin dhe gjestin e Rudiger ndaj futbollistit japonez dhe ti krahasojme cili eshte më nënqmues apo ta cilesojme racist.
    Megjithatë nëse dikush është ofenduar per fjalët e mija ne emision e terhjeki fjalen dhe kerkoj falje por sigurt qe skam të bëjë me racizem!“./FrontOnline/

     

     

     

     

     

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Sport23 Prill 2024
    Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez kishte lëshuar një deklaratë bombë, duke pohuar se 90 për qind e zyrtarëve të ndeshjes në Spanjë mbështesin...
    Sport23 Prill 2024
    Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij. Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres,...
    Sport23 Prill 2024
    Aston Villa dhe trajneri Unai Emery do të vijojnë bashkëpunimin deri në 30 qershor të vitit 2027. Palët kanë vendosur të zgjasin...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Unai Emery, trajneri i Aston Villas, ka qetësuar zërat e spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalim të mundshëm te...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.