Sonte rreth orës 18:30 në Podujevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri, më saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cila tha se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona.
Po ashtu, të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë pergjigjur në mënyrën e njejtë. Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rasrin”, tha ai.