×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së thotë se Vjosa Osmani ua vodhi slloganin “Guxo”

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Sekretari elektorlal i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizimit të sloganit të listës së saj në këto zgjedhje. Sipas tij, slogani “Guxo” i Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK-së.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se edhe slogani “Beso” i LDK-së në zgjedhjet e kaluara, ishte vjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.

    “Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi.

    Postimi i tij i plotë:

    VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004

    Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.

    Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.

    Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.

    Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve.

     

    https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/250959159780986

     

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.