×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gjoshi i PDK-së: Kurti po tenton t`i disiplinojë mediet për t`i mbuluar skandalet e veta

    FrontOnline
    01 Gusht 2023

    Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën në përkrahje të televizionit Klan Kosova në Prishtinë, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për t’ia pezulluar licencën e biznesit këtij televizioni javën e kaluar.

    Betim Gjoshi, sekretar organizativ në PDK, thotë se nuk e kanë besuar se do të vinte një situatë si kjo në Kosovë.

    “Asnjëri nga ne që duam me ndërtu një shoqëri demokratike në Kosovë, nuk e kemi menduar se gazetarët protestojnë për me e mbrojt të drejtën e tyre të shprehjes të lirë dhe nuk besonim se një qeveri do ta mbyllte një televizion nacional, i cili ka tentuar ta mbajë një pavarësi dhe ta mbrojë interesin publik”.

    Gjoshi ka përmendur arsyen se pse Qeveria Kurti po merret me mediet.

    “Skandalet e njëpasnjëshme, qeveria e dobët, qeveria më e dobët në historinë e Kosovës, nuk mund ta numërojmë asnjë sukses, shumicës së ministrave ua dëgjojmë zërin veç kur ka skandal. Për t`i mbuluar skandalet mënyra tjetër është të tentosh disiplinimin e mediave”.


    Zyrtari i PDK-së: Po punojmë që Qeverisë Kurti t`ia shkurtojmë mandatin, jemi gati për zgjedhje të reja

    Partia Demokratike e Kosovës po e shpenzon krejt arsenalin e saj që t`ia shkurtojë jetëgjatësinë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Qëndrimin e bëri të ditur sekretari organizativ në këtë subjekt, Betim Gjoshi.

    “Tash nuk i votojmë marrëveshjet në Kuvend, do të mundohemi kësaj qeverie t`ia shkurtojmë mandatin, vendit i duhet qeverisje e re, ekip i ri, Qeveria tash ka sjell veç dëme të mëdha edhe në aspektin ndërkombëtar është e izoluar”.

    Rruga e vetme që çon në zgjedhje të reja të parakohshme, sipas Gjoshit, është shpërbërja e Kuvendit.

    Andaj edhe nuk e mbështesin formën tjetër, mocionin e AAK-së për rrëzimin e Kurtit.

    “Shpërbërjen e Kuvendit e mbështesim si parti dhe partitë tjera t`i bashkëngjitën kësaj nisme për rrëzimin e qeverisë. Nismat jo të sakta (mocioni i AAK-së) dhe që nuk kanë epilog të duhur nuk mund të bëhemi pjesë e saj, sepse mocioni veç çka do t`i zgjate mandatin për 6 muaj qeverisë”.

    Gjoshi siguron se si parti janë gati për t`i hyrë garës.

    “Jemi të gatshëm si parti, vazhdimisht jemi tu punu, jemi ne takim me qytetarët dhe ata po i kërkojnë zgjedhjet. Ata vendosin për një qeveri të re. Gjithsesi që punojmë me dal të parët. Kurdo qe mbahen zgjedhjet do të kemi një rezultat të mirë”.

     

    Gjoshi i PDK-së: S`ka momentum për zgjedhje të reja në Veri


    Më 10 korrik Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

    Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në e përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.

    Por hapa tutje drejt qëllimit që e ka edhe marrëveshja nga kryeqytetit sllovak, pra që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u bënë.

    Derisa institucionet kosovare, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar duan dorëheqje të kryetarëve aktualë.

    Betim Gjoshi, sekretar organizativ në PDK, thotë se nuk është momentumi i duhur për zgjedhje në Veri.

    Për momentin i kemi kryetarët legjitim dhe nuk kemi situatë tjetër. Kurti i pari që ka kërkuar zgjedhje, por sot nuk ka momentum të këtë zgjedhje në atë pjesë.

    Sipas Gjoshit, presioni i ndërkombëtarëve karshi Qeverisë nuk lidhet veç me zgjedhjet.

    “Presioni nuk është të një pikë e vetme, por te veprimet aventuriere të Kurtit të vazhdueshme dhe presidentes të Kosovës. Nuk duhet me pa shkëputur. Janë disa veprime tinëzare te tij pa u koordinuar as me aleata e as brenda”.

     

    Sekretari i PDK-së: Rozeta Hajdari, ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti, të shkarkohet bashkë me disa tjerë

     

    Rozeta Hajdari e Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë po konsiderohet si ministrja më e dobëta e Qeverisë Kurti.

    Kjo në sytë e Betim Gjoshit, sekretar organizativ në PDK.

    “Vështirë më i mbajt mend ministrat, vetëm skamndale, më e dobëta, këto ditëve të fundit, Rozeta i ka pasë një varg skandalesh”.


    Gjoshi numëroi ministrat e Kurtit që duhet të shkarkohen.

    “Rozeta e shumë tjerë, ministrja e arsimit e cila ka shkel kushtetutën, ministrat e tjerë nën hetime, Sveçla që rrezikoi me veprimet e veta të ardhmen e Kosovës. Po ashtu edhe Rizvanolli që punoi me ia trash xhepin Martin Berishajt”.


    Gjoshi kritikon Konjufcën e Osmanin: Nuk u dëgjohet zëri kundër Kurtit

    Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka hedhur kritika ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe presidentes, Vjosa Osmani.

    Sipas tij, dyshja nuk e ka kundërshtuar kurrë për asnjë veprim kryeministrin Albin Kurti.

    “Shiko ata asnjëri nuk është që për tema kryesore e kane ngrit zërin. Janë dorë e zgjatur e qeverisë, te dy ia kane mbajt hisen qeverisë. Nuk kanë pasë qëndrim të kundërt me Kurtin dhe nuk janë duk e krye detyrën e tyre kushtetuese”.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka pasur përplasje me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me punësimet në dikasterin që ai drejton dhe...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që tronditin Kosovën. Ajo thotë se ka...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu dhe bore, njofton...
    Të tjera
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby në një bisedë me Edonën dhe Kaderin ka vazhduar të flasë mbi raportin e saj...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.