Kompanitë që e ndotën mjedisin në Prishtinë janë dënuar nga kjo komunë me nga 500 deri në 800 euro.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Ndotja e mjedisit, ndëshkohet!”, shkroi Tahiri në Facebook.
Përndryshe qytetarët e kryeqytetit vazhdimisht kanë pasur ankesa, pasi kompani të ndryshme po ndotin mjedisin në vend nga pakujdesia e tyre./Front Online