×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjimnazistët e Drenasit dhe Ramiz Lladrovci marrin pjesë në Konferencën e Parlamentit Evropian “Euroscola”

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Gjimnazistët e Drenasit, sot, së bashku me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci, morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Parlamenti Evropian, ku merrnin pjesë edhe kryetari dhe zëvendës kryetari i këtij parlamenti,  David Maria Sassoli dhe Rainer Wieland.

    “Ofrova gjithë mbështetjen time dhe të komunës të cilën e drejtoj, që arsimi në komunën e Drenasit të jetë në hap me arsimin e vendeve të Bashkimit Evropian. Siç jam zotuar, së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria, Italia, do të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE. Kjo tashmë është duke u realizuar”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

    Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

    Gjimnazistët e Drenasit përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian, me temën “Arsimi dhe punësimi i të rinjve, çfarë na duhet për të ardhmen tonë?”.

    Sot, pata kënaqësinë që së bashku me nxënësit e Drenasit, të marr pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Evropian në kuadër të “Euroscola”, ku bashkëpjesëmarrës ishte Kryetari i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli dhe zëvendës presidenti, miku ynë, Rainer Wieland.

    Ofrova gjithë mbështetjen time dhe të komunës të cilën e drejtoj, që arsimi në komunën e Drenasit të jetë në hap me arsimin e vendeve të Bashkimit Evropian. Siç jam zotuar, së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria, Italia, do të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE. Kjo tashmë është duke u realizuar.

    Në konferencë e sotme merrnin pjesë 64 shkolla nga vendet e Bashkimit Evropian me mbi 3 mijë pjesëmarrës, nxënës e mësimdhënës, kurse gjimnazi i Drenasit përfaqësonte Kosovën në këtë konferencë.

    Gjithashtu dhe muajin e kaluar vendi ynë është përfaqësuar nga nxënësit tanë në një konferencë tjetër ndërkombëtare.

    Ishte emocionuese të dëgjoj nga moderatorët e konferencës dhe zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian që nxënësit tanë kanë bërë prezantim mbresëlënës të vendit tonë, si dhe treguan njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja.

    Falënderoj Presidentin e PE-së, z. David Maria Sassoli për mundësinë e pjesëmarrjes në konferencë, si dhe zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Z. Rainer Wieland, i cili u përgjigj në pyetjet e shumta të nxënësve, për përkrahjen dhe diskutimin për domosdonë e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

    Në shtator të vitit 2021, Drenasi organizon konferencë ndërkombëtare me nxënës, mësimdhënës, drejtues institucionesh arsimore nga Gjermania, Finlanda, Austria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.