×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani problem me mushkonja, sonte nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e komunës së Gjilanit njofton qytetarët që sonte nis faza së katërt e dezinsektimit hapësinor me qëllim të eliminimit të insekteve që ditëve të fundit ka një shtim të madh të tyre.

    Selami Xhemajli, drejtor i DSHMS-së, ka potencuar se përkundër që viteve të tjera efekti është arritur në tri faza të dezinsektimit, këtë vit gjendja është ndryshe dhe në bazë të vlerësimit që ka dhënë Komisioni komunal dhe ekspertët e fushës, është i domosdoshëm edhe intervenimi me fazën e katërt.

    “Pas ankesave të shumta që kanë ardhur me të drejtë nga qytetarët e Gjilanit, për prezencë të shtuar të insekteve e veçanërisht të mushkonjave, do të fillojmë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, nga sonte në orën 19:00 deri në orën 24:00 deri në përmbylljen e plotë sipas planit. Fillimisht do të bëhet dezinsektimi në qytet dhe do të vazhdohet gjatë ditës së nesërme e tutje edhe nëpër fshatra. Apelojmë te bletarët që në këtë interval kohorë deri në fund të javës të mbajnë të mbyllura bletët, për të mos i dëmtuar ato”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.