Gjilani e ka fituar kryendeshjen e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, sot u zhvillua derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
Gjilani arriti ta fitojë ndeshjen në fjalë me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Gjilanin e realizoi Dabiqaj në minutën e 48-të.
Në ndeshjen tjetër, Llapi regjistroi fitore të madhe 3:5 ndaj Drenicës në Skënderaj.
Prençi (’47), Rivera (’52), Veliu (’58), Firmino (’66) dhe Idrizi (’68) i realizuan golat e fitores për Llapin.
Kurse, për Drenicën realizoi tregolësh Kreshnik Uka (’24, ’83, ’90).
Dhe për fund, Ballkani shënoi fitore të pastër 2:0 ndaj Malishevës.
Albion Rrahmani (’75) dhe Ermal Krasniqi (’90) i shënuan golat për suharekasit./FrontOnline/