×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani angazhoi kompani që nuk i kishin pajisjet e nevojshme për ndërtimin e rrugëve

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Komuna e Gjilanit ka angazhuar kompani për ndërtimin e rrugëve të cilat janë shpërblyer me miliona euro për implementimin e punimeve mirëpo ka rezultuar se këto kompani nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për kryerjen e punimeve të cilat janë përcaktuar në dosjen e tenderit.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin me gjetjet për komunën e Gjilanit për vitin 2019 dhe gjetjet tregojnë se komuna ka shpallur fituese ato kompani të cilat nuk kanë mekanizmin e duhur. Zyra Kombëtare në raport i tërheq vërejtjen komunës se shpërblimi me kontratë i operatorëve ekonomikë të cilët nuk plotësojnë kërkesat e dosjes së tenderit mund të ndikojë që të njëjtit të mos mund t’i përfundojnë punët siç kërkohet.

    “Te procedura e prokurimit ‘Ndërtimi i rrugës së Kumanovës faza e dytë’ në vlerë prej 2 milion e 388 mijë euro kërkesë e dosjes së tenderit ishte që operatorët ekonomik të kenë ekskavator të kapacitetit 04-1m3 dhe 3-4m3, të kenë çekiç pneumatik, dhe një inxhinier apo bachelor të hidroteknikës me përvojë profesionale minimum 2 vite pas diplomimit në realizimin e projekteve të ngjashme dhe të caktohet me shkresë dhe të jetë nënshkruar nga inxhinieri dhe kompania. Operatori ekonomik fitues nuk kishte ofruar dëshmi se i plotëson këto kërkesa të dosjes së tenderit, dhe as dëshmi për kualifikimin dhe përvojën profesionale të inxhinierit të hidroteknikës”, thuhet në raportin e auditorit.

    Gjithashtu në raportin e Auditorit përmenden edhe lëshimet në tenderin e rrugës “Vërbicë e Zhegovcit-Sllovi” në vlerë prej 1 milion e 346 mijë euro ku edhe në këtë rast operatori ekonomik nuk kishte pajisjet e nevojshme.

    Po ashtu lëshime kishte pasur edhe në tenderin për asfaltimin e rrugëve në fshatin Livoq të Ulët në vlerë prej 466 mijë eurosh ku edhe në këtë rast operator ishte shpërblyer, por që nuk kishte ofruar asnjë dëshmi se kishte pajisjet e nevojshme për të kryer punimet.

    Telashe tjera kishte edhe në procedurën e prokurimit që është “Hapja e rrugëve sipas planeve rregulluese në vlerë prej 377 mijë euro”.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Avokati Tomë Gashi, ka thënë se krimineli Milan Radoiçiq, mund të vritet nga vetë shteti serb. Ai në RTV Dukagjini, tha se...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se me këtë qasje se si po shkon dialogu,...
    Lajme04 Tetor 2023
    Gjermania të mërkurën e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Pas ngjarjes që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, NATO ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në veri....
    Sport04 Tetor 2023
    Lionel Messit i është premtuar lamtumira e Barcelonës që nuk e ka marrë deri më tani, dhe kjo vjen nga bashkëpronari i...
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, ka thënë se Millan Radojçiq, mund të dënohet me vetëm një vit burgim nga Gjykata në Serbi....
    Vip04 Tetor 2023
    Caitlyn Jenner zbuloi së fundmi se nuk flet më me ish-gruan Kris Jenner. Ish-atletja olimpike, 73 vjeçare, e njohur më parë si...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Qeveria spanjolle beson se takimet e liderëve evropianë që do të mbahen këtë javë në qytetin jugor të Granadës do të shërbejnë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim lidhur me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës as në seancën e sotme. Pesë marrëveshje ndërkombëtare që janë sjellur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.