×
  • Vip
  • Vip

    Gjesti flet më në fund për Diellën ‘misterioze’ para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të

    FrontOnline
    15 Shkurt 2025

    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij, të cilës i kishte kushtuar edhe një letër emocionuese në Ditën e të Dashuruarve.

    Reperi pranoi se lidhja e tyre kishte qenë shumë e fortë dhe se kujtimet me të mbeten të pashlyera. “Ajo ka bërë gjithçka për mua dhe ndihem në borxh me të,” tha ai, duke treguar se vajza me të cilën kishte bashkëjetuar e kishte mbështetur jo vetëm atë, por edhe miqtë e tij.

    Teksa në shtëpi kishte nisur të përflitej për një ndjenjë të mundshme mes tij dhe një tjetër banoreje, Gjesti u pyet nëse vazhdon të jetë i dashuruar me ish-partneren, emri i së cilës fillon me shkronjën D.

    “Jo… Thjesht çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se do ta përjetoj më me dikë tjetër. I kemi ndarë rrugët, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime,” u shpreh ai.

    Ai tregoi se ndarja kishte ndodhur rreth 7-8 muaj më parë, dhe se edhe pse në fillim e kishte menduar shpesh, tani për të ishte më e lehtë të ecë përpara.

    Gjesti gjithashtu zbuloi se letra që ai kishte shkruar për ish-partneren nuk ishte një letër e zakonshme, por një këngë.

    “Që nga fillimi i karrierës kam qenë me të. Ndihem në borxh me atë vajzë. Nuk munda ta lexoja letrën, sepse isha shumë keq emocionalisht. Kjo është arsyeja pse gjatë surprizës së Eglit nuk reagova shumë – isha i zhytur në kujtime dhe në ndjenjat që kam përjetuar me të,” rrëfeu ai.

    Historia e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun, duke treguar një anë të tij më të ndjeshme dhe të sinqertë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo rrëfim do të ndikojë në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Vip23 Mars 2025
    Edhe pak jave kanë mbetur që ‘Big Brother VIP Albania’ të shkoj drejt gjysmë finales, numri i banoreve është duke u pakësuar...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka arsye për të festuar sot. Babai i saj po...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë mbledhur sërish së bashku. Siç duket, iniciativën e patën çifti që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.