Bota/Rajoni

Gjermania shënoi rritjen më të madhe të lindjeve në 23 vjet – 9 muaj nga lehtësimi i izolimit

Gjermania shënoi rritjen më të madhe të lindjeve në 23 vjet – 9 muaj nga lehtësimi i izolimit
12:11 | 15 Qershor 2021

Gjermania vazhdoi të shënojë shifra të ndryshme nga trendi botëror i rënies së numrit të lindjeve gjatë pandemisë, duke raportuar 10 për qind rritje të shtimit natyror në mars. Zyra e Statistikave tha se kjo është shifra më e lartë që nga viti 1998.

Fuqia kryesore evropiane në shkurt raportoi 6 për qind rritje të lindjeve. Ndërkohë numri i lindjeve në mars shkoi në 65.903, rreth 5.900 më shumë se në mars të vitit të kaluar. Shifra mujore shkoi në mbi 65 mijë për herë të parë që nga viti 1998, sipas Zyrës së Statistikave.

Rritja e lindjeve në Gjermani u shënua nëntë muaj pas rënies të valës së parë të koronavirusit në Gjermani në maj të vitit të kaluar dhe në kohën e lehtësimit të parë të masave.

Zyra e Statistikave tha se shkalla  e lindjeve është stabilizuar në shtetet si Spanja, Franca ose Belgjika, që kanë qenë të goditura më rëndë nga pandemia, ndërsa ato janë shtuar në mars edhe në shtete tjera evropiane, sidomos në pjesën lindore të kontinentit, shkruan Reuters.

Shumë shtete kanë shënuar rënie të numrit të lindjeve gjatë pandemisë së koronavirusit. Në Kinë, vitin e kaluar u shënua rënie prej 18 për qind në numrin e lindjeve. Kjo ishte rënia më e madhe që nga viti 1961. Shtetet e Bashkuara pësuan 4 për qind rënie në këtë aspekt, që ishte ulja më e madhe nga viti 1979.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera