×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 në disa muaj

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.

    Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet.

    Ai ka thënë për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.

    Ai ka thënë se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me dinamikë të sigurt”, dhe rikthim të pandemisë.

    Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirus, ka regjistruar 1,226 infektime të reja të mërkurën.

    Kjo njëherësh është shifra më e lartë prej fillimit të muajit maj.

    Spahn ka përsëritur thirrjet për vendosje të maskave dhe mbajtje të distancës.

    Gjermania është lavdëruar për mbajtje të pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektimeve.

    Gjermania ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    Prej tyre, 9,207 persona kanë vdekur. /REL

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    I ati i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski sonte pas Gjykatës Penale ku ndodhej para gjykatësit në procedurë paraprake, do të...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Të paktën 50 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në dy shkolla që ofronin strehim për të zhvendosurit në Daray të...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë është regjistruar në Turqi. Gjithashtu është shënuar edhe pasgoditje, që arrin në 4.5 ballë, brenda 3 minutave....
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj ka komentuar raportin aktual mes Santianës dhe Bucit. Ajo është zotuar...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Opinionisiti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për situatën e Bucit dhe Santianës, ku ka përfshirë edhe banorët e...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Pas marrjes së letrës nga i dashuri i Santianës, Bucit i është kërkuar të ndajë mendimin e tij rreth kësaj. Buci ka...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë, dy personazhet më të komentuara këto ditë...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Santiana sonte ka marrë një letër nga i dashuri i saj, ku përpos zhgënjimit, ai shfaqi edhe mbështetjen për të. Ai i...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Avokati i njohur Besnik Berisha, ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.