×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania me rekord javor të infeksioneve, Merkeli thirrje urgjente

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, përmes një video-mesazhi të shtunën u bëri thirrje të pavaksinuarve që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, pasi shkalla mesatare javore e infeksioneve në këtë shtet arriti në nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.

    “Javë të vështira shtrihen para nesh dhe mund të shihni që unë jam shumë e brengosur. I kërkoj urgjentisht secilit që nuk është vaksinuar ende: të lutem rishqyrto (vendimin për të mos u vaksinuar)”, tha zonja Merkel.

    “Gjithmonë na ka ndihmuar, kur shtetet dhe qeveria federale kanë punuar së bashku dhe për t’i bërë rregullat të njëjta”, shtoi politikania që është në ditët e fundit të saj në pushtet.

    Shkalla javore e infeksioneve në Gjermani, që është numri mesatar i të infektuarve me koronavirus në 100.000 banorë për një javë, të shtunën shkoi në 277.4, treguan të dhënat e Institutit “Robert Koch”. Rekordi në valën e tretë të pandemisë, në dhjetor të vitit të kaluar, ishte 197.6, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria federale pritet të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve gjermane për të diskutuar rreth ashpërsimit të masave kufizuese, ndonëse tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ri qeveritar janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente përtej 25 nëntorit. Gjendja emergjente është në fuqi që nga fillimi i pandemisë.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Lajme18 Korrik 2024
    Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në...
    Vip18 Korrik 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vjen me një projekt të ri. Artistja ka bashkuar forcat me reperin nga Ferizaj, Arton...
    Lajme18 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Gërvalla tha se me Hovenierin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.