×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i merr nga Kosova eshtrat e fshehur të dy ushtarëve

    FrontOnline
    03 Gusht 2021

    Pjesë kockore dhe gjësende që u takonin dy ushtarëve gjermanë të vrarë që nga Lufta e Dytë Botërore u gjetën në fshatin Popovë të Podujevës.

    Gërmimet u bënë nga institucionet vendore dhe ato gjermane në pronën e familjes Rexha.

    Pas gjetjes së ushtarëve në fjalë janë varrosur në vendin e tyre, kurse në oborrin e shtëpisë së moçme të këtij fisi qëndron kryqi përkujtimor me përshkrimin në shqip dhe gjermanisht “Këtu kanë pushuar dy ushtarë gjermanë nga 1944 deri më 2021”.

    Sylejman Rexha ka rrëfyer se si fisi i tyre, më saktësisht gjyshi dhe babai i tij që të dy tashmë të ndjerë, kishin varrosur dy ushtarët që u vranë në dyluftim me partizanët para 77 vjetëve.

    Për krejt këto dekada familja nga Popova vendndodhjen e varrit të gjermanëve e kishin mbajtur sekret përderisa për këtë veprim Gjermania e dekoroi Sylejman Rexhën me mirënjohje si dhe “Kryqin e argjend të nderit”./klankosova/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.