×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron 500 mijë euro donacion FSK-së

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore në vlerë të 500 mijë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Fillimisht ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde të cilin e uroi për detyrën e re dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

    Quni tha se “edhe donacioni që pranojmë sot është në vazhdën e ndihmës së madhe të Gjermanisë, ministrisë së saj të mbrojtjes dhe forcave gjermane për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin në stadin aktual të ministrisë dhe forcave tona”.

    Ministri Quni vlerësoi lart edhe angazhimin e oficerëve dhe nënoficerëve gjerman në kuadër të ekipit të NALT nën lidershipin e gjeneralit Best i cili vazhdon traditën e paraardhësve tjerë me profesionalizëm dhe efektivitet të lartë.

    “Gjermania si vend mik yni, është njëri ndër partnerët tanë kryesor strategjik dhe se sukseset tona të deritashme, bashkë me partnerët tjerë, janë të arritura të përbashkëta”.

    Rohde, ritheksoi zotimin e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së për të arritur objektivat e saj zhvillimorë dhe shprehu konfirmimin për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

    Pas takimit, ministri Quni dhe ambasadori Rohde, morën pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit me vlerë prej 500 mijë euro në Regjimentin e Mjekësisë, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së.

    Ambasadori gjerman gjatë ceremonisë tha se “është kënaqësi e veçantë që sot, gjatë vizitës time të parë në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të Qeverisë Gjermane, kam rastin të dorëzoj një donacion të madh me pajisje mjekësore. Ky donacion do t’i mundësoj Shërbimit Mjekësor të FSK-së për të ngritur gatishmërinë e FSK-së në mënyrë që ajo të arrijë të ashtuquajturin, kapacitet të “Rolit 1″ të NATO-s. Realizimi i këtij donacioni ka qenë një bashkëpunim gjermano-kosovar në mes të këshilltarëve gjermanë dhe ekspertëve mjekësorë të FSK-së”.

    Në fund, Quni shprehu rëndësinë që kanë këto pajisje për aftësimin e personelit tonë për të qenë të gatshëm gjithmonë për reagim dhe trajtim të ndërsjellë në operacione dhe shpëtimit të jetërave të qytetarëve. “Për çdo jetë të shpëtuar do të jemi krenar së bashku” theksoi në fund, ministri Quni.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Bëhet fjalë për ngjarjen e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”. Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar...
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimin, i cili është fokusuar në shpenzimet e mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën. Për këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.