×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania, Franca dhe Britania thirrje për armëpushim në Gazë

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Gjermania, Franca dhe Britania bënë thirrje të hënën për arritjen e armëpushimit në Gazë, ndërsa Izraeli po pret për një sulm në shkallë të gjerë.

    “Lufta duhet të përfundojë tani dhe të gjitha pengjet që ende mbahen nga Hamasi duhet të lirohen. Populli i Gazës ka nevojë për shpërndarje urgjente dhe pa pengesa të ndihmës”, thanë udhëheqësit e tri vendeve të hënën.

    Në deklaratën e nënshkruar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Kryeministri britanik Keir Starmer, tre vendet evropiane mbështesin gjithashtu planin e fundit të ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për t’i dhënë fund luftës 10-mujore Izrael-Hamas.

    Propozimi kërkon shkëmbimin e pjesës së mbetur të pengjeve me palestinezët e burgosur nga Izraeli dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Ai i bën thirrje edhe Iranit dhe aleatëve të tij që të përmbahen nga sulmet ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e dy udhëheqësve të grupeve militante në Bejrut dhe Teheran.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha të hënën se bisedoi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në kuadër të përgatitjeve për një sulm të mundshëm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

    Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të mbrojtur Izraelin, ndërsa theksoi se prania ushtarake amerikane në Lindje të Mesme po forcohej.

    Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses ‘USS Abraham Lincoln’ po shkon në ujrat pranë Lindjes së Mesme. Në këtë zonë u dërgua edhe nëndetësja ‘USS Georgia’.

    Të premten, një zyrtar i Gardës Revolucionare të Iranit u citua të ketë thënë se udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, urdhëroi Iranin të “dënojë ashpër” Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Teheran, më 31 korrik./VOA

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Sport14 Shtator 2024
    Manchester City ka marrë një fitore të vështirë 2-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e Javës së katërt të Premier League, të zhvilluar në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Sport14 Shtator 2024
    Suhareka ka arritur një triumf si mysafir ndaj Ferizajt, ndërsa Ballkani e ka mposhtur Prishtinën në Suharekë.   Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje...
    Lajme14 Shtator 2024
    “Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan një bllokadë njëditore të dy pikave kufitare ndërmjet Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.