Gjuha:
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania e vlerëson Kosovën si burim infeksioni

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Gjermania ka identifikuar Kosovën si një ndër vendet që po përhapin infeksionin e koronavirusit. Numri i rasteve të reja ka arritur nivelet e muajit prill dhe përpjekjet për vaksina pritet të japin fryt vetëm vitin e ardhshëm.

    Gjermania raporton një dyfishim të rasteve me koronavirus në tri javët e fundit, dhe kancelarja Angela Merkel paralajmëron se nuk do ketë lehtësime të mëtejshme të masave kufizuese.

    Të mërkurën, numri i personave të konfirmuar me kovidin-19 u rrit me mbi 1,500 duke e çuar totalin në 226 mijë.

    Sipas autoriteteve, 39 % e rasteve mësohet se u importuan nga jashtë dhe si vatra kryesore të infeksionit janë identifikuar Kosova, Kroacia dhe Turqia.

    “Jemi në mesin e pandemisë. Virusi është mes nesh edhe pse i padukshëm. Vëmë re se shtimi i lëvizjeve dhe i kontakteve mes njerëzve po i rrit rastet e reja. Këtë trend duhet ta ndalim,” u shpreh kancelarja Merkel.

    Për vendin, prioritet mbetet vazhdimi i aktiviteteve ekonomike dhe ruajtja e vendeve të punës.

    Kur raportohen më shumë se 9 mijë jetë të humbura nga virusi në Gjermani, vëmendje po i kushtohet edhe përgatitjes së medikamenteve dhe vaksinave antikovid.

    Me përfundimin me sukses të fazës së tretë të testimit te njerëzit, autoritetet kanë shpresë se mund të vaksinojnë në masë gjermanët e parë duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme09 Qershor 2023
    Zëvendëskryeminsitri i Qeerisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në mediumin Al Jazeera rrethe komenteve të tij për non-paper-in e publikuar, që...
    Lajme09 Qershor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet pak kohë para mesditës të fillojnë rrebeshet e izoluara,...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka demantuar raportimet se ka marrë një urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën, me...
    Të tjera
    Lajme09 Qershor 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin...
    Lajme09 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...
    Lajme09 Qershor 2023
    Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dy vite që vendi po përballet me krizë ekonomike, edhe si pasojë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është nisur sot për në Leposaviq për ta takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, por KFOR-i nuk...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.