×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania drejt kolapsit për shkak të virusit Covid-19

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Gjermania konsiderohej si model suksesi në luftën ndaj Coronavirusit, gjatë valës së pranverës.

    Ajo po ashtu ngrihej në qiell për një nga sistemet më të mira shëndetësore në botë. Por sot, edhe ajo, po fillon ta shohë veten në vështirësi me më shumë infektime se në çdo pikë tjetër të pandemisë.

    Infektimet me Coronavirus shënuan një rekord të kohërave të premten me rreth 24 mijë raste të reja të regjistruara dhe po ashtu rekord shënoi edhe numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensive në vend.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pacientëve me Covid-10 në njësitë e kujdesit intensive në gjermani, është rritur nga 267 që ishte më 21 shtator, në 3615 më 20 nëntor, një rritje 13 herë më e madhe në vetëm dy muaj.

    Gjermania ia ka dalë mbanë relativisht mirë me pandeminë për momentin, krahasuar me vendet fqinje. E kjo pjesërisht për shkak të kapaciteteve të mëdha të saj të terapisë intensive, me 33.9 shtretër për 100 mijë banorë, në një kohë kur Italia ka vetëm 8.6 shtretër në terapi intensive për 100 mijë banorë.

    Por me rastet e Coronavirusit në të gjithë rajonin që po arrijnë kulme të reja, edhe sistemi shëndetësor gjerman është nën presion dhe spitalet në disa zona po arrijnë limitet e tyre. Liderët gjermanë paralajmëruan së fundmi se sistemi mund të pësojë kolaps brenda disa javësh nëse trajektorja aktuale do të vazhdojë.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në parim mbrëmë për të zgjatur sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit, tha sot...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë,...
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.