×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania blen kompaninë që mund të prodhojë vaksinën kundër COVID-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Gjermania dhe SHBA-ja duket se vazhdojnë përplasjet se ku do dalë për herë të parë vaksina e koronavirusit, në Europë apo në SHBA. Në garën globale për gjetjen e një vaksine, qeveria gjermane njoftoi po investon 300 milion euro për blerjen e aksioneve të kompanisë bioteknike CureVac, e vlerësuar si një nga kompanië që ndodhet më pranë vaksinës.

    Investimi vjen ndërkohë që Administrata Trump po përpiqet të bindë firmën gjermane ta lëvizë punën e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët gjermanë janë të bindur se Presidenti Trump po përpiqet të ishte i pari që kishte në dispozicion vaksinën dhe mbase ta nxirrte në treg ekskluzivisht, vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    Duke iu kundërpërgjigjur këtyre tentativave, Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier (CDU) dhe Dietmar Hopp, bashkëthemelues CureVac, njoftuan në një konferencë për shtyp të hënën se qeveria gjermane do të marrë 23% të aksioneve kompanisë.

    Me investimin e saj në CureVac, qeveria është duke investuar për herë të parë në një kompani në sektorin e bioteknologjisë inovative. CureVac është aktive në zhvillimin e terapive të kancerit dhe antitrupave, si dhe vaksinave.

    Në Europë, kompania konsiderohet lider në zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. Në maj, kompania publikoi rezultatet e para të provave klinike, të cilat ofrojnë shpresë për gjetjen e një vaksine.

    Megjithë investimin e saj të drejtpërdrejtë, qeveria nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimet sipërmarrëse të ndërmarrjes. Altmaier deklaroi se me këtë investim, qeveria dëshiron t’i sigurojë kompanisë siguri financiare në mënyrë që të mund të vazhdojë të punojë për gjetjen e një vaksinave.

    “Kriza e koronavirusit ka bërë që rëndësia e jashtëzakonshme e industrisë së bioteknologjisë të jetë e dukshme për pacientët, shoqërinë tonë dhe botën,” tha ai në konferencën për shtyp.

    Sipas Altmaier, përfshirja e shtetit është gjithashtu “me një rëndësi të veçantë për sa i përket politikës ndërkombëtare”, pasi rezultatet në gjetjen e një vaksine nga kjo kompani janë vendimtare për Gjermaninë dhe Europën.

    Në mars, pati raportime që qeveria amerikane ishte përpjekur po ashtu të blinte firmën. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Trump i ka ofruar kompanisë gjermane miliarda dollarë në këmbim të qasjes ekskluzive ndaj vaksinës. Administrata Trump ka qenë jashtëzakonisht agresive në përpjekjen për të marrë kontrollin e kompanive që po kërkojnë për vaksinën, pasi zoti Trump e shikon si shtyllë për sigurinë amerikane.

    Në dritën e garës globale për të zhvilluar një vaksinë, thirrjet që BE të blejë e para vaksinën janë rritur brenda unionit gjatë muajve të fundit.
    “Investimi në CureVac është hapi i parë në këtë drejtim”, tha Altmaier.

    Në fillim të qershorit, ministrat e shëndetësisë të Holandës, Francës, Italisë dhe Gjermanisë kishin formuar tashmë një aleancë vaksinimi me qëllim furnizimin e BE me vaksinën e koronavirusit, mundësisht përpara Shteteve Të Bashkuara të Amerikës, nëse ajo zbulohet nga një firmë europiane.

    Për këtë qëllim, të katër vendet kohët e fundit lidhën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike AstraZeneca duke u mundësuar atyre që të porosisin deri në 400 milion doza të një vaksine që është aktualisht në zhvillim.

    Komisioni Europian gjithashtu pritet të marrë në ditët në vijim një mandat nga qeveritë europiane për të negociuar blerjen e vaksinave të koronavirusit përpara se të dalin zyrtarisht, nëse është e nevojshme, të lidhë kontrata me kompanitë farmaceutike për të siguruar furnizimin por edhe për të përforcuar kapacitetin prodhues të kompanive, duke dhënë miliona euro.

    “CureVac” filloi kërkimet për një sërë vaksinash të ndryshme dhe tani po zgjedh opsionet më të mira nga provat klinike. Kompania shpreson se deri në korrik do të ketë një vaksinë eksperimentale që mund të testohet.(Gazeta“Si”)

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Zdravko Ponosh, nga koalicioni opozitar serb, lista “Serbia kundër dhunës” në krye me Dragan Gjillasin, për bombardimin e Serbisë në vitin 1999...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq deklaroi se ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u rangua pothuajse në fund, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se u konfirmua...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është operuar sërish në këmbën në të cilën...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Anëtari më i ri i LDK-së, Berat Rukiqi, vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për alokimin e 5 milionë eurove për familjet me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.