×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermani: Steinmeier bën thirrje për gatishmëri për vaksinim

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Eshtë një akt solidariteti, të vaksinohesh ndaj koronavirusit, tha presidenti i Gjermanisë.

    Duke iu referuar licencimit të vaksinës kundër virusit SARS-COV-2 dhe fillimit të planiifkuar të vaksinimit në Gjermani më 27 dhjetor, presidenti Frank-Walter Steinmeier e quajti këtë si një „ditë të shpresës”.

    Ka nisur të shfaqet një „dritë në fund të tunelit”.

    Çdo vaksinim është një hap i vogël drejt normalitetit, që ne të gjithë e dëshirojmë sërish, tha Steinmeier gjatë vizitës në qendrën më të madhe të vaksinimit në Berlin në lagjen Treptow.

    Apel kundërshtarëve të vaksinimit

    Steinmeier u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani që mundësisht të vaksnionohen sa më shumë. Ai iu adresua atyre, që „deri tani janë të vendosur të mos vaksinohen”. Vaksinimi „është edhe një akt solidariteti shoqëror”, tha ai.

    Presidenti tha, se do „t’i lutem secilit, të reflektojë, nëse e refuzon këtë solidaritet”. Eshtë i nevojshëm një numër i madh vaksinimesh, për të arritur imunizimin e shoqërisë.

    Megjithatë detyrim për vaksinim nuk ka. Njerëzve, që parimisht janë kundër vaksinave, Steinmeier u bën thirrje, të reflektojnë, nëse „e refuzojnë solidaritetin ose thjesht pasi janë kundër parimisht”. Për të gjithë, që kanë nevojë për sensibilizim më të madh, janë krijuar qendrat e vaksinimit që ofrojnë edhe sqarime të përgjithshme si dhe mundësinë për t’u konsultuar me një mjek.

    Presidenti njëkohësisht theksoi, se fillimi i vaksinimit nuk shënon fundin e pandemisë. Këtë e tregojnë shifrat aktuale të larta të infeksioneve me koronavirus. Ende duhet të vazhdojnë të ruhen distancat si dhe të respektohen masat e higjienës.

    Për vitin e ardhdhëm presidenti deklaroi, se në Gjermani do të ketë një ditë përkujtimore për viktimat e koronavirusit. Me këtë synohet t’u shprehet mbështetje dhe ngushëllim të afërmve të viktimave.

    Po ashtu do të ketë edhe një veprimtari qendrore lutjeje për shërimin e „atyre që tani po trajtohen nëpër spitale ose janë duke luftuar me vdekjen”.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Grupet ushtarake të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes shkatërruan nëntë dronë rusë Shahed të nisur kundër Ukrainës këtë mëngjes....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave, në rastin e ish-pjesëtarit të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Çmimet e naftës ranë, pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, gjatë fundjavës. Nafta e papërpunuar Brent – një pikë referimi kyç...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.