×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermani, ”Fosun Pharma” teston në Kinë një vaksinë anti Covid-19

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit të ri (COVID-19), e zhvilluar nga firma e bioteknologjisë BioNTech në Gjermani, e bashkëthemeluar nga shkencëtari turk Ugur Shahin, pas Gjermanisë dhe SHBA-së, do të fillojë të testohet edhe në Kinë.

    Sipas një lajmi në faqen e internetit “Clinical Trials Arena”, kompania farmaceutike Fosun Pharma, me seli në Shanghai, ka marrë miratimin nga Administrata Kombëtare Kineze e Produkteve Mjekësore (NMPA) për provat klinike të fazës së parë të vaksinës në zhvillim e sipër “BNT162b1”.

    Kompania, e cila ka marrë licencën për zhvillimin dhe prodhimin serik të vaksinës në Kinë, synon të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimit klinik në fund të këtij muaji, me më shumë se 30 mijë persona që do të testohen, raporton ATSh.

    Vaksina e bazuar në Acidin Ribonukleik (MRNA) përmban një përbërës mbrojtës që synon krijimin e imunitetit ndaj COVID-19 tek njerëzit e moshës 18 vjeç dhe më të vjetër.

    Vaksina potenciale tashmë është testuar te njerëzit në Gjermani dhe SHBA. Në provat e fazës së parë të kryera me një numër të vogël njerëzish, u raportua se vaksina ishte e sigurt dhe arriti të krijojë imunitet te të testuarit.

    Kompania BioNTech, e themeluar në vitin 2008 në Mainz të Gjermanisë, punon për të zhvilluar ilaçe për disa sëmundje, përfshirë kancerin. BioNTech ofroi aksionet e saj për publikun e gjerë në bursën Nasdaq në SHBA në tetor të vitit 2019 dhe tuboi një investim prej 150 milionë dollarësh.

    Kompania ka bërë marrëveshje partneriteti me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer dhe atë kinez Fosun Pharma për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinë kundër COVID-19.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtarja e famshme, Dhurata Dora, ka një surprizë për fansat e saj. Ditën e sotme ajo ka bërë publike datën e lansimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.