×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermanët kursyen me të madhe gjatë kohës së pandemisë

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Qytetarët gjermanë ishin kampionë të botës për kursimet përgjatë vitit që lamë të dominuar nga koronavirusi dhe për këtë arsye janë aq të pasur sa kurrë më parë.

    Sipas llogaritjeve nga DZ Bank, pasuritë financiare të familjeve private ka të ngjarë të jenë rritur me 393 miliardë euro në vitin 2020 në një rekord 7.1 trilionë euro.Ekonomisti i DZ Bank Michael Stappel thotë se rritja rritja ishte 5.9 përqind krahasuar me vitin e kaluar, norma më e lartë e kursimeve në vitet e fundit.

    Sipas tij, shumë njerëz i kursyen paratë e tyre nga paqartësitë për mbajtjen e vendit të punës ose papunësisë. Nga ana tjetër mbyllja e përkohshme e shitjes me pakicë ngadalësoi konsumin.Banka DZ flet për një normë rekord kursimesh prej 16 përqind në vitin 2020, ndërsa shoqata bankare BVR parashikoi një vlerë prej rreth 17 përqind në fillim të dhjetorit.

    Për vitin në tërësi, familjet private në Gjermani kursyen 16 ose 17 euro në 100 eurove të ardhurave të disponueshme, sipas këtyre llogaritjeve.

    Sipas shifrave nga Zyra Federale e Statistikave, normat më të larta të kursimeve deri më tani në Gjermani janë matur në 1991 dhe 1992 me 12.9 përqind secili. Në vitin 2019 ishte 10.9 përqind.Tregjet e aksioneve gjithashtu u rikuperuan relativisht shpejt pas goditjes së Covid 19 në shkurt dhe mars të 2020.Por rritjet në vlerën e aksioneve dhe fondeve kontribuan vetëm në një pjesë të vogël në rritjen e aktiveve financiare private.“Në fund të fundit, rritja e aseteve financiare në vitin 2020 ishte pothuajse ekskluzivisht për shkak të kursimeve jashtëzakonisht të larta që rezultuan nga kriza e koronës”, thotë Stappel.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se 16 fëmijë ukrainas që u dërguan me forcë në Rusi janë ribashkuar me familjet e tyre....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.