×
  • Auto
  • Auto

    Gjermanët kryen një studim, këto janë makinat që prishen më shpesh në rrugë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Vitin e kaluar, Klubi gjerman i automobilave (ADAC) kreu 3.7 milionë ndërhyrje për ndihmë në rrugë, duke krijuar një nga bazat e të dhënave më të besueshme.

    Cilat vetura nuk kanë shumë probleme dhe cilat shpesh janë në listën e ndërhyrjeve të ADAC?

    Kjo është ndoshta analiza më e mirë sepse siguron informacione se me cilat vetura nuk do të keni probleme gjatë rrugës, dhe të cilat ka të ngjarë të kenë më shumë probleme.

    Gjithsej 113 modele të makinave u futën në statistikë, dhe nga ai numër, 18 konsiderohen jo të besueshëm.

    Mostra statistikore përfshin vitet e modelit 2010-2017.

    Toyota Aygo është një makinë mjaft e besueshme, por edhe VW Fox gjithashtu meriton lavdërime.

    Nga ana tjetër, Smart Forfour nuk është i besueshëm (2015 dhe 2016 kanë më së shumti probleme) dhe ka probleme me baterinë.

    Ekziston edhe një Fiat 500 me probleme të transmisionit. Hyundai i10 është i shkëlqyeshëm. Ford Ka është i qëndrueshëm, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Seat Mii, VW up dhe Opel Adam.

    Nga veturat e vogla shumë makina janë dëshmuar të besueshme: Audi A1, Citroen C3, Fiat Punto, Honda Jazz, Mazda CX-3, Mini, Mitsubishi Space Star, Peugeot 2008, Renault Captur, Suzuki Vitara dhe Toyota Yaris.

    Në klasën kompakte, Audi A3 dhe Q3, seritë BMW 1 dhe 2, klasat X1, Mercedes A dhe B, CLA dhe GLA janë të shkëlqyera.

    Nga automjetet tjera, Hyundai Tucson, Mitsubishi ASX, Skoda Rapid dhe VW Beetle meritojnë lëvdata.

    Në klasën e mesme janë të shkëlqyera Audi A4, A5 dhe Q5, BMA seri 3 dhe 4.

    Audi A6 dhe BMW 5 Series janë të besueshëm.

    Mercedes Vito, Viano dhe klasa V janë shumë të mira. Mercedes E-Class më i vjetër ka probleme me gjeneratorin, baterinë dhe madje edhe defektet me timonin. Me këtë automjet, situata është përmirësuar dukshëm që nga viti 2014.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Auto04 Tetor 2023
    Tregu kinez i veturave elektrike është më i lulëzuari në botë, nuk ka dyshim për këtë, dhe Nio ka qenë një nga...
    Auto03 Tetor 2023
    BMW po vazhdon rrugën drejt elektrifikimit me një investim 100 milionë euro në një qendër të re të testimit të baterive në...
    Auto30 Shtator 2023
    Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group deklaroi të mërkurën se kishte hapur fabrikën e tij të parë ndërkombëtare të prodhimit në qytetin...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.