×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gjeneral Kastrati: Vizita e Stoltenbergut mesazh se Ballkani nuk është stabil, Serbia shtet destabilizues

    Fatlum Berisha
    20 Nëntor 2023

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku shefi i aleancës ushtarake perëndimore zhvilloi takime me krerët e shteteve.

    Vizita e Stoltenbergut në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme.

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati tha për Front Online se vizita e sekretarit nënkupton se situata e sigurisë në Ballkan nuk është e qëndrueshme.

    “Vizita e sekretarit të Natos në Ballkan, jep një mesazh që Ballkani nuk është stabil dhe kjo vizitë sigurisht vjen me mesazhe të qarta për të gjitha shtetet e Ballkanit, mendoj që mesazhi më i fuqishëm duhet të adresohet tek Serbia. Serbia është shteti destabilizues”.

    Kastrati sqaroi mesazhin që pritet të jetë për shtetet ballkanike i pari i aleancë më të fortë ushtarake.

    “Pres që Stoltenberg të përçojë mesazh se në rajon çdo mosmarrëveshje apo posaçërisht mes Prishtinës dhe Beogradit do të mbizotërojë dialogu dhe implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash dhe të ecet drejt ujdisë gjithëpërfshirëse apo realizimit të planit franko-gjerman”, shtoi Kastrati.

    “Të ecet rreth rrugës se zgjidhjes së të gjitha problemeve mes Serbisë dhe Kosovës në tavolinë, me marrëveshje. Pra me rrugë miqësore dhe jo me konflikt”, vazhdoi tutje Kastrati.

    Paralajmërimi i Zelenskyt për luftë në Ballkan/Gjenerali kosovar: Mundësitë janë reale

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke planifikuar të ndezë një luftë në Ballkan për të shkëputur vëmendjen nga lufta e saj e vazhdueshme me Ukrainën.

    Ai nuk ofroi prova për parashikimin e tij ogurzi, i cili erdhi pothuajse dy muaj pas një incidenti përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

    Mundësitë që skenari i paralajmëruar të ndodh i pohon gjenerali, Kadri Kastrati.

    “Mundësitë janë reale, duke e njoftë mirë Serbinë, këtë strukturë politike udhëheqëse, sepse në këtë koalicion qeverisës, janë komplet struktura e Milloshoviqit, Vuqiqit, Nikoliqit, Vulit dhe Daqiqit, janë bërë bashkë për zgjedhje, janë njerëz që kanë qenë në qeverinë e Millosheviqit”.

    Kastrati thotë se Serbisë nuk i zihet besë kurrë.

    Përmendi projektin e tyre Bota Serbe.

    “Për këtë arsye Serbisë nuk i zihet besë asnjëherë që synon një arritje të ujdisë apo rrugëtim paqësor. Serbia gjithmonë ka pasë aspirata territoriale ndaj Kosovës. Ka pasë ndaj Bosnjës dhe tash nuk e quan kot projektin Bota Serbe. I bjen Serbia e madhe. Mendoj që Serbia nuk do të ndalet deri sa ta arrijë atë qëllim. Atë mund ta arrijë përmes luftës dhe konflikteve. Ajo mendon ashtu”.

    Megjithatë Kastrati pati një paralajmërim për Serbinë.

     “Jemi me fat që kemi NATO-n në Kosovë, nuk është vetëm Nato, jemi edhe ne, FSK, policia. Jemi ne qe kemi eksperiencë lufte. Nuk do te rrimë duarkryq. Nëse ndodh lufta, Serbia nuk do të kalojë si më 1998 dhe 1999, do ta bartim luftën edhe në territor të Serbisë”, theksoi Kastrati.

    Kastrati: E mirëpritur rritja e buxhetit për ushtrinë

    153 milionë euro pritet të jetë buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë vitit 2024.

    Kjo u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se rritja e buxhetit prej 30 milionë euro nga viti paraprak, tregon përkushtimin e tyre në fushën e sigurisë.

    Ish-komandanti i kësaj trupe, Kadri Kastrati mirëpriti rritjen e buxhetit.

    “Nga 103 në 151 milionë, është një rritje e mirëpritur, për armatime dhe pajisje, çmimi i të cilave rritet për shkak të luftës në Ukrainë e Gaza. Besoj se qeveria i ka bërë përllogaritjet, bazuar në planin 10 vjeçar kur kam qenë komandant”.

    Kastrati, në anën tjetër, e pranoi se janë larg standardit ku do të duhej të ishin.

    “Akoma jemi larg arritjes se një standardi që do ta dëshironim. Armatimet dhe pajisjet, sipas atij plani zhvillimor, na nevojiten për të qenë operacionale”.

    Gjeneral Kastrati: Mund të mbesim pa ushtarë, shkak rrogat e ulëta

    Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati treguar arsyet pse kohëve të fundit po braktiset uniforma e ushtrisë së vendit nga pjesëtarët e vet.

    “Rrogat janë mizere kur i krahasojmë me rajonin, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, sa është rroga mesatare atje, atëherë ne kam frikë se do të mbesim pa ushtarë”, potencoi Kastrati.

    “Një numër shumë i madh i tyre janë duke bërë kërkesë për t`u larguar. Jo që nuk duan të shërbejnë, por kushtet sociale. S`kanë sigurim shëndetësor dhe jetësor. Nuk shohin siguri në të ardhmen”.

    Ky beson që Qeveria ka buxhet për t`ua ngrit pagën ushtarakëve.

    “Ka buxhet Qeveria për me ua rrit rrogat. Nuk duhet të ishte prioritet asfalti, por siguria duhet të jetë prioriteti numër 1. Rrezikohemi çdo ditë nga fqinji Serbia”.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2023
    Për historinë e shtetit shqiptar, të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë janë të informuar. Kështu po thotë në një rrëfim për Front...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, ka uruar qeverinë dhe popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri. Kjo u bë e ditur sipas shoqatës “Maraton...
    Front TV28 Nëntor 2023
    28 Nëntori, datë historike për shqiptarët. Kjo ditë kremtohet në çdo vend ku ka popull që fletë gjuhën shqipe. Dita e Pavarësisë...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar shqiptarët për 28 nëntor, Ditën e Flamurit....
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një. Ai për emisionin “Radar”...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sot po festohet 28 nëntori- Dita e Flamurit dhe 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. E një nga emrat më të shpeshtë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.