×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja me COVID-19 në Kosovë, afër 29 mijë qytetarë janë aktualisht të infektuar

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Dje në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3 mijë e 917 raste të reja me koronavirus. Në mesin e viktimave ishte një person i grup-moshës 0-9 vjeç, derisa numri më i madh i personave të infektuar është ai i grup-moshës 10 -19 vjeç, gjithsej 955.

    Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

    Në Kosovë, aktualisht janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus.

    Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona.

    Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje nuk i ka miratuar rekomandimet e partive opozitare, që kanë të bëjnë me masat kufizuese kundër COVID-19.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me situatën epidemiologjike me COVID-19, opozita e ka akuzuar Qeverinë për masat e fundit kundër përhapjes së koronavirusit dhe se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën me pandeminë.

    Qeveria e Kosovës i ka arsyetuar masat e reja duke thënë se kanë për qëllim ngadalësimin e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, pasi që kapacitetet spitalore nuk do të mund të përballonin një fluks të madh të hospitalizimeve.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit....
    Lajme24 Prill 2024
    Nikola Sandulovic, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mëngjesin e sotëm në vendlindjen Forinë e realizoi të drejtën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.