×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë, kapet autori

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

    Sipas informacionit të policisë mësohet se mbi bazën e provave është ushtruar kontroll në banesën e një 38-vjeçari me inicialet K.Ç., është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës.

    Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    ”Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

    Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

    Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

    Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”/TCH.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Sigurimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump ishte ankuar se Shërbimi Sekret nuk po merrte mjaftueshëm burime dhe personel gjatë dy viteve të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është nisur drejt Koresë së Jugut, ku do të zhvillojë një...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur ujë të ftohtë mbi planin e mbështetur nga OKB-ja për ribashkimin e Qipros, duke...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.