Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë
10:13 | 27 Janar 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Shala e Bajgores”, në Mitrovicë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rr. Shala e Bajgores, Mitrovicë 26.01.2022 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera