[wp-story]

Kronika

Gjendet një mjet i pashpërthyer afër shkollës fillore në Gjakovë

Gjendet një mjet i pashpërthyer afër shkollës fillore në Gjakovë
14:37 | 04 Tetor 2019

Një mjet i pashpërthyer është gjetur afër shkollës fillore “Emin Duraku” në Gjakovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Podrimaj ka thënë për Gazetën Sinjali se me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ende atje.

“Me datë 04.10.2019 në ora 13:20, stacioni policor Gjakovë ka marrë informacion për një rast ku dyshohet se është një mjet i dyshuar si mjet i pashpërthyer në rrugën “Qemajl Avdullahu”. Njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë në sigurim të atij lokacioni”, ka thënë Podrimaj.

Ndërkohë që Policia po vazhdon të qëndrojë në rrugën “Qemajl Avdullahu” ku u gjet mjeti, aty pritet të shkojë shpejt edhe njësiti i FSK-së.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit poashtu njësiti i FSK-së të cilët së shpejti do të dalin në vendin e ngjarjes për të bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, ka thënë Podrimaj.

Vendi ku është gjetur mjeti shpërthyes është hapësirë ku hudhen mbeturinat./Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera