[wp-story]

Kronika

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Mitrovicë, dyshohet se dikush e shkeli me veturë

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Mitrovicë, dyshohet se dikush e shkeli me veturë
08:47 | 18 Prill 2021

Në mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Veri të Mitrovicës.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të aksidentit. Ku dyshohet se të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë e ka goditur viktimën dhe si pasojë e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Mitrovicë Veri 17.04.2021-20:00. Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera