Një person është gjetur i vdekur në qytetin e Pejës të dielën në orën 17:53.
Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen, derisa trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.