[wp-story]

Bota/Rajoni

Gjendet anija më e madhe romake në Mesdhe, mbante një ngarkesë prej 6.000 amforesh

Gjendet anija më e madhe romake në Mesdhe, mbante një ngarkesë prej 6.000 amforesh
17:11 | 16 Dhjetor 2019
Anija klasike më e madhe e gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindorë, datohet nga viti 100 para erës sonë dhe 100 pas Krishtit.

Dy  mijë vjet më parë, anija po kalonte me ngarkesën e tij të amforave (enë të mëdha prej terrakote), të cilat përdoreshin në Perandorin Romake për trasportimin e verës dhe vajit të ullirit.

Por këto enë nuk arritën kurrë në destinacionin e duhur, pasi kishin rënë në fund të detit për rreth dy mijë vjet, tani janë gjetur nga disa arkeologë.

Kjo është anija klasike më e madhe e gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindorë, datohet nga viti 100 para erës sonë dhe 100 pas Krishtit.

Anija 35 metra e gjatë, së bashku me ngarkesën e saj prej 6.000 amforash, u zbulua gjatë një studimi të pajisur me një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë, në brigjet e detit të Kefalonia, një nga ishujt Jon në brigjet perëndimore të Greqisë.

Amforat në gjëndje të shkëlqyeshme

Është anija e katërt më e madhe  nga periudha e gjetur  në të gjithë Mesdheun dhe është me “rëndësi të konsiderueshme arkeologjike”, sipas George Ferentinos nga Universiteti i Patras.

Është anija e katërt  Romake që është gjetur në këtë zonë.

Transportet e anijeve të epokës klasike janë të vështira për tu dalluar, pasi ato ulen afër detit dhe shpesh mund të fshihen nga tiparet natyrore.

Tashmë studiuesit dhe arkeologët i pret një punë shumë e vështirë dhe e kushtueshme për të rikuperuar amforat dhe duke përdorur teknika të ADN-së për të zbuluar, se me çfarë ishin të mbushur këto amfora me verë, vaj ulliri, arra, apo gurë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera