×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjendet 17-vjeçarja që ishte zhdukur para një muaji, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Policia e Durrësit ka gjetur 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, si dhe ka vënë në pranga 24-vjeçarin që kishte strehuar të miturën.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, që ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.

    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa”, njofton policia.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /TCH/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Sigurimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump ishte ankuar se Shërbimi Sekret nuk po merrte mjaftueshëm burime dhe personel gjatë dy viteve të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është nisur drejt Koresë së Jugut, ku do të zhvillojë një...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur ujë të ftohtë mbi planin e mbështetur nga OKB-ja për ribashkimin e Qipros, duke...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.