×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në Prizren

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Janë gjetur mbetjet mortore të një personi në varrezat e komunës së Rahovecit, nga gërmimet që kanë filluar mëngjesin e sotëm nga ekipet e Mjekësisë Ligjore.

    Këtë  e ka konfirmuar Valon Hyseni, doktor në IML, i cili është në terren aktualisht. Ekipet tashmë kanë vazhduar për në tusuz të Prizrenit, ku pritet të gërmohet për një pjesë të një trupi që është gjendur më herët.

    Me urdhëresë të Prokurorisë për Krime Lufte, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar mëngjesin e sotëm gërmimet në Rahovec, për të gjetur mbetjet mortore të cilat ishin pranë varrezave civile, të varrosura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Trupi i gjetur është i paidentifikuar dhe do të dërgohet për analiza në institut.

    Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tregon detaje për KosovaPress, rreth këtij gërmimi.

    “E dimë që maskimi i krimit është bërë në varrezat civile , kjo është një prej atyre rasteve, sikur si e kemi pasur në varrezat muslimane në veri të Mitrovicës ku deri më tani janë gjetur mbi 73 persona që janë maskuar në varrezat civile, duke marrë parasysh që ndoshta të njëjtat mund të rihapen sepse është vend i varrezave, kjo i takon pikërisht atij llojit të veprimit”, thotë Gërxhaliu.

    Gërxhaliu bën të ditur se sot do të ketë gërmime edhe në Tusuz të Prizreni.

    Aty do të gërmojnë për gjendjen e një pjesë të trupit, të një personi që është gjetur më herët.

    “Pas kësaj do të shkojnë në Tusuz të Prizrenit ku kemi pasur një gjetje të një pjesë përfundimtare të këmbës dhe duhet të kontrollohet edhe ai teren se mos ka ndonjë person më tepër sesa ai që dyshohet… Në Tusuz kemi pasur një gjetje më herët për të cilën tani duhet të kontrollojmë të gjejmë pjesën tjetër të trupit apo mos ka edhe diçka tjetër”, thotë Gërxhaliu.

    Me këto dy lokacion përfundojnë gërmimet për sivjet, meqë kushtet atmosferike tashmë përbëjnë vështirësi në punën e gërmimeve në teren.

    Në pranverë pritet të vazhdojnë gërmimet në Kizhevak dhe Shtaval të Serbisë.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një Rezolutë që dënon sulmin e së dielës mbi Policinë e Kosovës nga një grup terrorist...
    Lajme28 Shtator 2023
    Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një Rezolutë me anë të së cilës dënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kryetari i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë sot një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Atje, ai tha se forcat ukrainase...
    Lajme28 Shtator 2023
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë”...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare...
    Sport28 Shtator 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar pamjen e re të tribunave në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. I...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.