×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Kizhevak të Serbisë

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Në Kizhevak të Rashkës në Serbi, janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen  e mbetjeve mortore të personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat serbe.

    Atje të mërkurën janë gjetur mbetje mortore.

    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu.

    Ai tha se mbetjet kockore janë duke i matur për t’i dërguar më pas për analiza të AND-së.

    “Tash kemi filluar nga ora 9 dhe kanë dalë pjesët e para kockore të cilat jemi duke i matur edhe me një program në thellësi deri në 3, 4 metra, dje është bërë dekonzervimi dhe sot ka filluar puna profesionale. Sot i kemi shpluar ku do t’i vendosim në sallën e improvizuar këtu do të punohet pjesa ligjore antropologjike dhe do të  merren mostra për t’i dërguar për  analizë të ADN-së”, tha ai

    Gërxhaliu tha se gërmimet të cilat kanë filluar dje do të zgjasin dy javë.

    Drejtori i IML-së, tutje tha se pas Kizhevakut do të këtë gërmime edhe në disa lokacione tjera në Serbi dhe në Kosovë.

    “Dje kemi filluar me gërmime, ku do të zgjasin rreth dy javë, pas Kizhevakut gërmime do të ketë edhe në disa lokacione tjera në Serbi dhe Kosovë”, tha ai.

     

     

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron....
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën dyshimet se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ekipet e ambasadave janë sot në të gjithë Maqedoninë e Veriut për të mbikëqyrur procesin e votimit. Përfaqësuesit e ambasadës së ShBA-së...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.5 miliard eurosh dhe shpreson që të marrë...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.