×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta në veri

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës.

    Sipas njoftimit, këto armë janë zbuluar të mërkurën në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën e Veriut.

    Nga kontrollet janë konfiskuar:

    • Një armë e gjatë (pushkë ajrore);
    • Pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave;
    • 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse;
    • Një shtëpizë kompjuteri;
    • Një karikator revolveri dhe 14 fishekë kalibri 9 mm;
    • Një radiolidhje;
    • Një kamerë vëzhgimi;
    • Një divijar, një vulë metalike dhe një letërnjoftim.

    Pajisjet për kriptovaluta do të dorëzohen Doganës së Kosovës, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

    Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk është hasur asnjë person i dyshuar, por është identifikuar një individ i cili është me interes për t’u intervistuar nga autoritetet.

    Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hapjen e çështjes me dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Krasniqi...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.