[wp-story]

Bota/Rajoni

“Gjeju dy dhoma… sa të lahen”, kush janë personazhet e përgjimeve të “Zogut të Tiranës”. Ja bisedat mes tyre

“Gjeju dy dhoma… sa të lahen”, kush janë personazhet e përgjimeve të “Zogut të Tiranës”. Ja bisedat mes tyre
11:21 | 10 Janar 2020

Në dosjen e Prokurorisë për Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”, i cili monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë, janë bashkëngjitur disa episode përgjimesh, pjesë e të cilave janë edhe emra të njohur të ekranit.

zogu tiranes

Në një prej bisedave të “Zogut të Tiranës” me disa prej vajzave, me të cilat shoqërohej dhe iu gjente klientë, njëra prej tyre është “mami”. Kësaj të fundit, “Zogu” i kërkon t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton të jetë klient i rregullt i eskortave, që menaxhoheshin nga Hermes Nikaj.

Por vajza e kontaktuar nga “Zogu” nuk është e gatshme të kryejë “shërbimin”, pasi siç del në përgjime, ajo thotë se është sëmurë dhe duhet të pijë një kurë me ilaçe.

Menjëherë pasi mbyll bisedën me të, “Zogu” bën një telefonatë tjetër dhe gjen dy vajza të tjera, të cilat shkon i merr në banesë me një taksist që quhet Velo dhe ia dërgon ato në hotel “Adi Bolit” dhe një shokut të tij.1574603564_zogu-696x393

PJESË NGA PËRGJIMET

Në orën 23:04 numri 895 (Hermes Nikaj) telefonon numrin 068, ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:

895: Hë shpirt ça je tu bë

068: Gjumë

895: Bëhu gati se do takohemi me Adin

068: Kam vazhdu kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem

895: Po mirë tani si je?

068: Për kokë të fëmijëve

895: Në rregull unë për ty e kam

068: Ta bëj me foto ta nis, nuk jam në rregull. Duhet vazhdoj kurën

895: Ça duhet bëj për ty

068: Pas periodave

895: Hajt se flasim

Në orën 23:11 Zogu telefonon numrin 385, ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:

Zogu: O jeta ime

385: Ku je dritë?

Zogu: Do bëhesh çik gati, Telebingo, do takojmë çik Adin që kemi qenë njëherë bashkë që erdhi dhe (emër vajze) bëmë intervistën.

385: Bashkë do ikim?

Zogu: Po, po patjetër, po shoqe siç kemi qenë që erdhi dhe (emër vajze) për intervistë

385: Vetëm ne të dy asnjë tjetër?

Zogu: Hajt siç ishe veshur bukur atë ditë, bëhu gati Në orën 23:31, sërish Hermes Nikaj telefonon vajzën me emrin Bersi dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Ku jeni?

385: Në shtëpi

Zogu: A shumë mirë, prisni aty se vij iu marr unë me makinë sa të dal nga lokali se po pres të vij të më marri ai. Pesë minuta më pas, “Zogu i Tiranës” telefon “Adi Bolin”, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Adi Boli: Ç’a bën si je?

Zogu: Hë mo jeta, ku je?

Adi Boli: Jam në bllok, me këta miqtë e mi.

Zogu: Do takohemi?

Adi Boli: Çik më vonë do të marr unë. Me kë je ti?

Zogu: Po kur o zemër se po presin dhe ato që ta dinë?

Adi Boli: Për nja gjysmë ore të marr unë

Zogu: Mirë

Adi Boli: Shiko se i kam miq të mirë, shikoji çik vetë ti Në 31 tetor 2019, në orën 00:08 të mesnatës, mes Hermes Nikajt dhe “Adi Bolit” zhvillohet një tjetër bisedë, ku “Adi Boli” i thotë se kur të vinin vajzat t’i jepte lekët, ku atyre do t’u jepej dhe pjesa financiare që i përkiste Zogut për shërbimin që po bënte.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Adi Boli: Ku je?

Zogu: Tek (emër lokali), hajde.

Adi Boli: Ne po shkojmë tek (emër hoteli)

Zogu: Po po, ok.

Adi Boli: Ideja që do vinë ato dhe atë tënden do t’ia jap unë atyre dhe të them unë se ku do shkojmë

Zogu: Edhe këta janë tek(emër hoteli)?

Adi Boli: E atje. Ngjiti ato ti se të them unë pastaj. Do ja u jap unë atyre pastaj, mirë?

Zogu: Tani po shkoni aty juve?

Adi Boli: Ja për 20 minuta gjys ore të them unë, kur të jem atje.

Zogu: Po pse kaq shumë?

Adi Boli: Po ja e ke parasysh. Në 00:15 të datës 31 tetor 2019 sërish Hermes Nikaj bisedon me Adi Bolin dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë, e cila është përgjuar nga prokuroria.

Zogu: Po ikim ne para

Adi Boli: Ok

Adi Boli: Merri nja dy dhoma aty ngjitur, të rrinë të dyja aty

Zogu: Sa të lahen

Adi Boli: E ke parasysh

Zogu: Po po e kuptoj

Adi Boli: Dhe do ashtu unë pastaj me ato

Adi Boli: Të marrin dy dhoma dhe më thuaj

Zogu: Ok

Adi Boli: Shkuat aty?

Zogu: Po shkoj ti marr me taksi

Adi Boli: Se po vij

Zogu: Ok

Në orën 00:30, Hermes Nikaj telefonon njërën nga vajzat që do çonte në hotel dhe me Bersin zhvillon këtë bisedë, duke i pohuar kësaj të fundit që të dilnin jashtë pasi ai kishte ardhur me taksi me Velon, dhe ky i fundit sipas dëshmisë së D.N ishte një taksist, i cili punonte në Policinë e Tiranës.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë dil motra

Bersi: E di shtëpinë time?

Zogu: Po me jetë, se me taksi jam vetëm me Velon.

Pasi vajzat kanë hipur në taksi, ato kanë përfunduar në ambientet e hotelit ku i priste takimi me “Adi Bolin” dhe shokun e tij. Vëzhgimi i datës 01.07.2019 ka konstatuar në orën 20:00 shtetasin Hermes Nikaj bashkë me dy femra të moshës rreth 35 vjeçe, duke hyrë në ambientet e një bari në Unazën e Re, në qytetin e Tiranës.

Njëra prej femrave ishte e gjate rreth 165 cm, me flokë të zeza dhe trup të mbushur. Ndërsa vajza tjetër me flokë ngjyrë bionde, e gjatë rreth 160 cm, e cila njihet me emrin Elda Shabani ose (Madona shqiptare). Në orën 21:10, shtetasi Hermes Nikaj bashkë me dy femrat që e shoqëronin dalin nga ambientet e barit dhe hipin në një mjet tip “Skoda” ngjyrë gri, me targë AA 526 SY, që po i priste në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ishte një burrë rreth 35 vjeç, ku pasi hipën në mjet, vazhduan lëvizjen drejt Pallatit me Shigjeta, Rruga e Kavajës dhe sapo kaluan kryqëzimin e 21 Dhjetorit, mjeti tip “Skoda” ndalon përballë Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe zbret nga mjeti personi nën hetim, Hermes Nikaj, bashkë me vajzën e njohur si Elda Shabani. Mjeti “Skoda” vazhdoi lëvizjen bashkë me vajzën me flokë të zeza në drejtim të “Zogut të zi”, ndërsa shtetasit Hermes Nikaj dhe Elda Shabani u futën në ambientet e një bari te 21 Dhjetori.

PJESË NGA PËRGJIMET:

548: 0 jeta ime.

895: U nise.

548: Me dëgjo pak, jo. Se i thash Keisit të bëja ca gjona, po pa lek se s’kam lek i thash.

895: Po pse do me u rregullu sot ti?

548: 0 jeta shi ca du me bo, du me hek i çik lesht se jam skandal.

895: Po, po se si dihet. Po po bëje. Bëje mirë pra mirë.

Më datë 29.06.2019, ora 12:06, numri 895 (Hermesi) ka telefonuar numrin 135 ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:

A – 895

B – 135

A: Po ik ere se unë e pash shumë mirë se kush je ti po ec. Kam zën një dashnor bos asht tu ma thy.

B: O sa budalla je o lumadh. Hiqe bllokun ere

A: Unë një bos e kam, një dashnor të vogël e kam për qef

B: Irisi do vi sot te shpija jote?

A: Ku i ke lekët ti?

B: Irisi do vi sot te shpija jote ere? A: E do ma bosh çik atë ofertën e internetit? Shko te ndonjë te këto kompanitë edhe ma paguj nja dy tre muaj, vetëm Hermes Nikaj thuaji atyre

Në orën 16:48, numri 239 ka telefonuar numrin 895 (Hermesi), ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:

A – 895

B – 239

A: Ta hangsha k…

B: He mo do vish?

A: Ktu jam, do dal te Vo…

B: Hajt se mu ka ngrejt k… mu ka bo, hajde

A: Erdha erdha

Në orën 18:15, 895 (Hermesi) ka telefonuar numrin 295 ku një pjesë e bisedës zhvillohet si më poshtë:

A – 895

B – 295

A: Unë tashi po dal nga shpija dhe do të sinjalizoj una.

B: Mirë, e ke vetë parasysh.

A: Mos u mërzite? Si është Martina, pa punë?

B: Jo pa punë, në punë, në punë është. A: Shyqyr. B: Në punë është, punon atje në Kamëz.

A: Mirë ça do bëj e shkreta.

B: Mirë në qoftë se ka ndonjë pune andej e di vetë ti që e di unë. Mire.

A: Po mi hajt hajt.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera