×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gjatë verës nis kontrolli i kufijve energjetik

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Mbi 500 milionë euro i ka marrë Serbia nga Kosova prej Transmisionit por vendi ynë nga fundi i muajit korrik pritet t’i kontrollojë kufijtë e vet energjetik duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues Serbi-Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut dhe duke iu bashkuar bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri.

    Si rrjedhojë e marrëveshjes së re të kyçjes në mes të KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se shfrytëzimi i “Autostradës” energjetike 400 kv me Shqipërinë pritet të nisë në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht dhe përfitimet do të jenë të dy anshme.

    “Në fund të korrikut ose në fillim të gushtit fillon procesi i implementimit të kësaj marrëveshje që është e rëndësishme për Kosovën, normalisht ne këtu marrim edhe disa obligime për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm me i impementuar ato obligime për të cilat jemi zotuar, për ndryshe do ta humbim atë të drejt dhe më ajo marrëveshje nuk të vlejë. Pra, jemi të fokusuar që obligimet me këtë marrëveshjen ndërkombëtare t’i përfundojmë ne dhe institucionet tona”, theksoi Kuqi.

    Nga mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje, Kosova vlerësohet se ka humbur deri në 12 milionë euro në vit, pasi inkasimi i tarifave të transmisionit të energjisë që kalon transit përmes Kosovës, është bërë nga Serbia në emër të Kosovës.

    Ministri Kuçi ka folur edhe për gjendjen e rëndë të ndërmarrjeve publike dhe private të shkaktuara nga Covid-19, derisa thotë se në planin e Qeverisë për 2020-2023, është plani për rimëkëmbje ekonomike që pritet të miratohet edhe në Kuvend.

    “Edhe pse po kemi probleme me procedurat drejt kuvendit, kuvendi duhet dhe është i obliguar me i miratuar këto ligje sepse, janë mjaft të nevojshme për jetën e qytetarëve në përgjithësi. Rënie ekonomike normalisht që kemi, edhe pse ende nuk e kemi të njohur këtë rënie dhe sa do të jetë. Ajo që është me rendësi qeveria është e fokusuar me të gjithë mekanizmat dhe instrumentet qeveritare janë të orientuara drejt zbatimit të planit për rimëkëmbje ekonomike”, thotë Kuçi.

    Sipas tij, përmes donatorëve dhe buxhetit të shtetit, do t’u dalin në ndihmë të gjitha ndërmarrjeve publike të cilat kryejnë shërbime për qytetarët.

    “Problemi sikur te ndërmarrjet private, është edhe te ndërmarrjet publike, sepse është ndal procesi i kryerjes së obligimeve në raport me ndërmarrjet publike. Ose edhe kanë vështirësi, dhe ne jemi munduar që atyre t’i dalë në ndihmë si qeveri iu kemi dhënë një pjesë të mjeteve sa për shpenzime operacionale, të cilave iu mundësohet me kryer shërbime të veta që janë vitale për qytetarët, pra i kemi ardhur në ndihmë. Po ashtu ndihma jonë do të jetë prezentë edhe në të ardhmen”, deklaron ai.

    Ndërsa, për ndërmarrjet publike të cilat shumica prej tyre janë duke operuar me borde të përkohshme dhe me ushtrues detyre për menaxhimin e tyre, Kuçi thotë se të gjithë ushtruesit e detyrës nëpër pozita menxheriale do të funksionojnë kështu derisa të vijnë bordet e rregullta.

    Ai ka shtuar se nuk do ta shkarkojnë asnjë bord të përkohshëm që është emëruar nga Qeveria Kurti.

    “Jo, sepse ato janë borde të përkohshme. Me ligjin për ndërmarrjet publike bordet e përkohshme janë të kufizuara me afat në aspektin kohor. Ato janë në funksion gjashtë muaj, ne këtë periudhë veç kemi filluar me procesin e rekrutimit të bordeve të NP-ve të rregullta, kurse ato borde përkohshme do të mund të marrin vetëm vendime të përkohshme, sepse ato janë zgjedhë jo me një procedurë të rregullt dhe jo konform kritereve ashtu siç përzgjidhen organet e rregullta”, thekson Kuçi.

    Madje ai ka garantuar se të gjithë anëtarët e bordeve të rregullta do të zgjidhen konform ligjeve për ndërmarrjet publike, pasi edhe Qeveria Hoti ka nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Britanisë, për ta mbështetur këtë proces. /kp/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.