[wp-story]

Ekonomi

Gjatë dimrit KEK-u do t’i ketë në prodhim të gjitha blloqet

Gjatë dimrit KEK-u do t’i ketë në prodhim të gjitha blloqet
16:16 | 06 Shtator 2019

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin e gjerë publikë se remontet kapitale (që kanë filluar qysh në Mars të këtij viti) në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër. E gjithë kjo punë kolosale është bërë që gjatë sezonit Dimëror t’i  kemi të gjitha blloqet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike, raporton Front Online.

Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë. Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar.

Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror, raporton Front Online.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera