×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjatë 2020 janë ngritur mbi 290 aktakuza kundër 216 zyrtarëve shtetërorë

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Këshilli Prokurorial i Kosovës në vitin që po lëmë pas, ka treguar efikasitet në trajtimin e lëndëve korruptive dhe të krimeve ekonomike, duke ngritur edhe mbi 290 aktakuza kundër 216 zyrtarëve shtetërorë.

    Kështu ka deklaruar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, në konferencën e fundvitit për media, ku ka prezantuar veprimtarinë njëvjeçare të Këshillit Prokurorial të Kosovës, rezultatet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar në realizim të mandatit të tij, si dhe planifikimin për vitin 2021.

    Edhe në KPK, Hyseni thotë se sfiduese ka qenë situata me pandeminë, madje ai tha se përkundër masave të marra, nga pandemia COVID-19 kanë humbur jetën 2 prokurorë.

    Derisa i ka listuar të arriturat e KPK-së, kryesuesi Bahri Hyseni tha se Këshilli ka arritur të tregojë efikasitet në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

    KPK nga periudhës nëntë mujore nga 263 rastet e korrupsionit të pranuar ka zgjidhur 220 raste, ndërsa te krimet ekonomike prej 261 rasteve të pranuar, janë zgjidhur 227.

    “Si rezultat, sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, nga 263 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 220 raste, respektivisht, ka zgjidhur 83.65% të rasteve të pranuara. Me prioritet gjatë këtij viti janë trajtuar edhe raportet penale PPN në rastet e korrupsionit ku si rezultat gjatë periudhës janar-shtator 2020, nga 199 informata PPN të pranuara, prokuroritë e Kosovës kanë trajtuar dhe përfunduar 211 Informata PPN apo 106.03% të rasteve të pranuara. Ndërsa, sa i përket krimeve ekonomike, nga 261 raste të pranuara janë zgjidhur 227 raste, respektivisht janë zgjidhur 86.97% e rasteve të pranuara. Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha ai.

    Kryesuesi i KPK-s, Bahri Hyseni ka folur edhe rreth aktakuzave që janë ngritur ndaj zyrtarëve shtetërorë, të cilët janë ngritur për kryerje të veprave penale korruptive. Ai tha se për ata që janë menduar që janë të fuqishëm dhe të paprekshëm e vërteta qëndron ndryshe.

    Sipas tij Prokuroria e Kosovës ka ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve e zyrtarëve shtetërorë që u takojnë të gjitha partive politike.

    “Nga prokuroritë e Kosovës janë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve/zyrtarëve shtetërorë, ku shumica prej tyre janë ngritur gjatë kohës kur ata kanë qenë duke ushtruar pozita zyrtarit të lartë. Personat ndaj të cilëve janë ngritur këto aktakuza vijnë nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe të gjitha partitë politike. Nga këto aktakuza, 189 janë ngritur ndaj zyrtarëve apo ish- zyrtarëve të nivelit lokal, ndërsa 109 të tjera ndaj atyre të nivelit qendror. Shumica e këtyre aktakuzave janë ngritur për veprat penale që bëjnë pjesë në kapitullin e veprave korruptive. Kryeprokurori i Shtetit Lumezi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë treguar një efikasitet edhe për ata që kanë menduar se të fuqishmit janë të paprekshëm, se e vërteta qëndron më ndryshe”, tha Hyseni.

    Hyseni tha se Këshillit Prokurorial i Kosovës gjatë këtij viti ka kontribuar në hartimin e koncept-dokumentit për vetting ,i cili tashmë i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës.

    “Këshilli gjatë këtij viti ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e koncept-dokumentit lidhur me modalitetet e llogaridhënies me përfshirjen e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe përmes aktivitetit tonë në këtë grup, ka kontribuar në hartimin e këtij koncept-dokumenti që tani më është dorëzuar në qeveri. Po ashtu, këshilli ka kontribuar në mënyrë efektive përmes prokurorëve, këshillit në grupet punuese të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe përfundimisht tani Ministria e Drejtësisë e ka të gatshëm edhe këtë dokument“, tha ai.

    Në vitin 2020, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorët e prokurorive themelore të Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Mitrovicës, pasi kryeprokurorëve aktualë u skadon mandati më 31 dhjetor 2020, kryeprokurorët e zgjedhur fillojnë punën më 1 janar 2021.

    Këshilli gjatë vitit 2020, ka finalizuar vlerësimin e performancës për 51 prokurorë, me ç’rast janë vlerësuar 28 prokurorë me mandat të përhershëm, 22 prokurorë me mandat fillestar, si dhe një vlerësim të jashtëzakonshëm të një prokurori me mandat të përhershëm.

    Hyseni ka përmendur disa nga sfidat me të cilat është ballafaquar KPK dhe disa nga to janë situata e krijuar me COVID-19, mosplotësimi i përbërjes së Këshillit me dy anëtarë jo prokurorë, që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Këshillin Prokurorial në prill vitit 2019, nuk është përgjegjësi e Këshillit as përzgjedhja e as procedurat teknike të shpalljes së konkursit, buxheti i pamjaftueshëm, i cili është ulur për 10 për qind, mungesa e legjislacionit për rregullimin e ekspertizave etj.

    Disa nga objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës për 2020 janë fillimi i procesit të hartimit të planit strategjik të sistemit prokurorial, pasi që plani aktual skadon në fund të vitit 2021, vazhdimi i hartimit dhe miratimeve të akteve nënligjore përkatëse të parapara me këto ndryshime. Po ashtu, gjatë vitit 2021 pritet të përfundojë procesi i rekrutimit të 8 prokurorë të rinj. /Kp/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali. Siç raportojnë mediat lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë...
    Kronika23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve për dhunimin e 11...
    Kronika23 Prill 2024
    Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në Pejë. Lajmi u konfirmua për Front Online nga...
    Të tjera
    Ekonomi23 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme,...
    Vip23 Prill 2024
    Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, së fundmi ka nisur t’i pëlqejë shumë librat. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Sport23 Prill 2024
    Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, këshilltari Zlatan Ibrahimovic dhe drejtorët e klubit kanë filluar të shpejtojnë në kërkimin e një trajneri të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.