×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë vjet nga droni shqiptar në Beograd

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Më 14 tetor 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve për evropianin ‘France 2016’.

    Ndërprerja ishte paralajmëruar po thuaj që para fillimit: Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin e Himnit Kombëtar Shqiptar.

    Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

    Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte.

    E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

    Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

    Të gjithë mbeten të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia.

    Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë ende në tokë flamurin me simbole shqiptare, dhe lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

    Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbritën spektatorët serbë, të cilët sulmuan futbollistët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares kuqezi e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e tyre.

    Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin futbollistët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata u futën në kthinën e vet të stadiumit.

    Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja. Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë.

    Zhvillimi ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri pastaj vazhdoi në tryezat politike. Politikanë serbë na quajtën të pa civilizuar e vizita e paraparë e Edi Ramës në Beograd u shty për më shumë tri javë, pasi vëllai tij akuzohej ta kishte lëshuar dronin.

    E kur shkoi Edi Rama në Serbi, në konferencën shtypit me Aleksandar Vuçiqin, natyrisht se nuk u harruan droni, ndeshja e as Kosova. Batutat dhe fjalët lakonike thuheshin anglisht e shqip e serbisht me cinizëm por edhe me maturi.

    Dhe këtu përfundoi “pjesa e parë” politike për ta vazhduar pjesa e dytë sportive e ndeshjes:

    Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.

    Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik, tri pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë. Në ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina- Ballisti i cili bënte jetë të dyfishtë: Në famën e flamurit të tij e në dyshimin që ai të jetë vërtet autori i lansimit dhe i fshehjes e ruajtjes nga sigurimi serb nga i cili, thoshte ai, kërkohej për t’u vrarë.

    Kështu deri në prag të ndeshjes që u zhvillua më 8 tetor në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, kur Ismail Morina u burgos me akuzë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të biletave të falsifikuara për këtë ndeshje.

    Takimi Shqipëri – Serbi përfundoi me rezultatin 0:2 dhe ai la shumë për të dëshiruar, sidomos për angazhimin e lojtarëve në fushë dhe të spektatorëve në tribuna. Edhe këtë radhë në ndeshje u përfshi politika: Edi Rama uroi fitoren e ekipit serb ndërsa tifozë të kuqezinjve, bashkë me udhëheqjen e lojtarët u “armatosën” për betejën në Erevan.

    Mrekullia ndodhi në kryeqytetin armen: Ndeshja Armeni – Shqipëria përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Serbia, tash, ashtu siç tha kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, kampionatin evropian France 2016, do ta shikojë nga televizioni e me këtë edhe ndeshjet e Shqipërisë në këtë garë në të cilën ajo ishte për herë të parë.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot në ora 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga...
    Sport12 Shtator 2024
    Trepça është fituese për të dytin vit me radhë e Superkupës së Kosovës në basketboll. Teksa në finale mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën...
    Lajme12 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur dje aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist...
    Lajme12 Shtator 2024
    Visar Ymeri vlerëson se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i duhet të bëjë distancim të shpejtë dhe shumë të zëshëm nga kryeministri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. Në komunikatë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.