×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjashtë të vdekur nga zjarret në Turqi

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Ekipet e zjarrfikësve, për të katërtën ditë me radhë, po vazhdojnë betejën e tyre për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e Turqisë, teksa të shtunën, numri i viktimave nga zjarret arriti në gjashtë, raportoi media shtetërore.

    Zjarret shpërthyen të mërkurën dhe që atëherë kanë lënë të lënduar mbi 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra.

    Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu tha se numri i viktimave arriti në gjashtë, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorët të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret.

    Anadolu tha se të shtunën ka shpërthyer një zjarr në qytetin turistik të Bodrumit, teksa mediat kanë raportuar se banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe pushuesit nga hotelet.

    Dhjetë vatra zjarri janë ende aktive ndërkaq 88 të tjera janë vënë nën kontroll që prej të mërkurës, njoftoi ministri i Agrikulturës dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.

    Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar homologun e tij rus, Valdimir Putin gjatë një bisede telefonike, pasi Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, tha Presidenca turke.

    Erdogan është kritikuar pasi Turqia nuk ka aeroplanë për shuarjen e zjarreve, pavarësisht se një e treta e territorit të këtij shteti është zonë malore dhe zjarret janë bërë një problem në rritje.

    “Arsyeja kryesore e këtyre problemeve me aeroplanë është se Asociacioni turk i Aeronautikës nuk ka qenë në gjendje që ta përditësojë flotën e tij dhe teknologjinë”, tha Erdogan gjatë vizitës në qytetin Manavgat, që gjendet në zonat e prekura nga zjarret.

    Mbi 2.600 zjarre kanë shpërthyer mesatarisht në vit në dekadën fundit, ku vitin e kaluar numri ka qenë më i lartë, 3.400 tha Husrev Ozkara, zëvendësdrejtor i Asociacionit turk të Pyjeve.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.