×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjashtë shtete të ShBA-së shënojnë rekord të rasteve ditore të Coronavirusit

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Infeksionet e reja kanë arritur nivel rekord në gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara, duke e shënuar një valë të re të rritjeve për javën e dytë radhazi.

    Arizona, Florida, Oklahoma, Oregoni dhe Teksasi kanë raportuar shifra rekorde të rasteve të koronavirusit të martën pasi javën e kaluar u shënuan rekorde të reja. Nevada gjithashtu e ka raportuar numrin më të madh ditor të rasteve të martën.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke e planifikuar një tubim të madh në mjedis të mbyllur në Oklahoma këtë fundjavë, pavarësisht se në këtë shtet janë regjistruar 591 raste të reja të hënën, shifër që paraqet rritje prej 7.7 për qind dhe shifrën më të lartë në Shtetet e Bashkuara. Sipas agjencisë Reuters, rastet e koronavirusit në Oklahoma kanë shënuar rritje për 68 për qind javën e kaluar.

    Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha se zyrtarët janë duke e shqyrtuar mbajtjen e tubimeve në mjedis të hapur në Tulsa, që do të ishte tubimi i parë i Trumpit që nga përhapja e virusit në mars, shkruan “The Guardian”.

    Zyrtarët shëndetësorë në Oklahoma u kanë bërë thirrje të gjithë njerëzve që synojnë të marrin pjesë në tubim që të testohen për koronavirus para se të shkojnë atje dhe më pas të vetizolohen dhe të testohen përsëri. Komisioneri për shëndetësi kërkoi nga personat mbi moshën 65-vjeçare që të qëndrojnë në shtëpi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ato...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia besuar ato...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Tre persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me aksidentin me 4 viktima pak para mesnatës në aksin rrugor ”Vorë – Fushë...
    Të tjera
    Vip20 Mars 2025
    Gjesti dhe Ola Zenelaj po vazhdojnë përplasjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Banori nga Kosova ia ka...
    Opinione20 Mars 2025
    Nga: Ditmir Bushati Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjianët dolën masivisht në...
    Lifestyle20 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 20 mars 2025 nga Christine Haas Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe gjërat nuk do ju...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Tre persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me aksidentin me 4 viktima pak para mesnatës në aksin rrugor ”Vorë – Fushë...
    Sport20 Mars 2025
    Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” jo pak herë kishte ngjallur debate në të kaluarën. Por, më në fund, fusha e stadiumit ikonik...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.