×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë qendrat rajonale bëhen me aparatura për testime PCR dhe serologjike

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në gjashtë qendra rajonale janë shpërndarë aparatua të reja për PCR dhe për teste serologjike,transmeton Front Online.

    Zemaj përmes llogarisësë së tij në Fcebook ka shkruar se këto aparatura janë siguruar nga Projekti i Shëndetësisë Kosovare dhe  huamarrja nga Banka Botërore.

     

     

    Njoftimi i plotë:

    Tashmë në gjashtë (6) qendrat rajonale të Shëndetësisë publike: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë kemi dërguar aparaturat e reja (PCR) për kryerje të testimeve molekulare. Gjithashtu, edhe aparaturat për testime serologjike për antitruptha (IgG dhe IgM) në të gjitha këto qendra, duke rritur fuqinë testuese me qëllime të diagnostikimit të COVID-19, por edhe të hulumtimit rreth statusit imunologjik të popullatës kundrejt infeksionit COVID-19.

    Këto aparatura, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore, të shoqëruar me kite, teste serologjike, material shpenzues dhe pajisje të tjera, do t’u japin profesionistëve shëndetësor në tërë vendin mundësi për të kryer më shumë testime, ndërsa popullatës mundësi për më shumë shërbime me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të infeksionit.

    Ndërkohë që kapacitete testuese po rriten ndjeshëm, në situatën në të cilën ndodhemi është e drejtë që qytetarët të kenë informacione të drejta, të besueshme dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin dhe të mos të krijohet panik e huti në opinion me informata të pa vërteta sikur për rastin e furnizimit me oksigjen.

    Republika e Kosovës, në sistemin shëndetësor, siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët tanë, pa panik dhe pa ndërhyrje, sepse, është detyrim yni. Të gjitha institucionet tona shëndetësore, bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen, duke garantuar jetën e pacientëve tanë, konform ligjeve. Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra

    Në këtë kohë të gripit sezonal, u bëj ftesë qytetarëve të cilët bien në kategoritë prioritare që të vaksinohen kundër gripit sezonal si mënyra më efektive për ta parandaluar atë.

    Gjithashtu nga sot e sipas rangimit të komunmave në bazë të numrit të infektuarve gjatë javës në 100.000 banorë kemi, 21 komuna në zonën e kuqe, 10 komuna në zonën e verdhë dhe 7 komuna në zonën e gjelbër.

    Kontrolli i situatës është në dorën tonë.

    Prandaj, të vazhdojmë me zbatim sa më korrekt të masave të vendosura nga Qeveria jonë dhe t’i praktikojmë shprehitë e mbrojtës së drejtpërdrejt nga virusi duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe mbajtur higjienën.

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.